Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,107 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, Inter ka marre nje vendim te menjehershem per te: “Eshte lajmeruar edhe Real Madrid se lojtari…”

Hakimi, Inter ka marre nje vendim te menjehershem per te: “Eshte lajmeruar edhe Real Madrid se lojtari…”
Inter Club Staff

Goditja e madhe e veres 2020 te Interit nuk po i tradheton aspak pritshmerite.”

“Ai ka ardhur ne Milano per dicka me shume se 40 milione euro, por Achraf Hakimi po del nje nga armet me fituese te Interit kete sezon.”

“Eshte i papermbajtshem kur vrapon, i perhershem te zona e golit (ka shenuar 6 gola deri me tani ne kete sezon), preciz per assist, por edhe shume te tjera.”

“Me pak fjale, lojtari i lindur ne 1998 po e tregon me fakte se e vlen totalisht shifren e shpenzuar nga drejtuesit zikalter ne veren e kaluar.”

“Por me sa duket, Interi ka marre edhe nje vendim te menjehershem per te ardhmen e lojtarit: nje tregues ky se zikalterit i kane idete e qarta per te.”

Sipas calciomercato.com, ne kete moment nuk ka asnje dyshim per te ardhmen e marokenit. Ja cfare shkruajne ata:

“Per Conten ai eshte nje element i pazevendesueshem ne formacionin e pare, por edhe drejtuesit jane shume te lumtur per rendimentin e tij.”

“Nderkohe, vete Hakimi eshte shume i lumtur tek Interi. Ceshtja e kestit per tu paguar te Real Madrid per transferimin e tij, doli se ishte e pavertete.”

“Interi do te mbaje fjalen e dhene per Real Madrid ne kohen ku eshte rene dakord me klubin madrilen, pra ne fund te marsit.”

“Komunikimet kane vazhduar ndermjet paleve dhe nuk ka asnje problem: kjo eshte pare edhe ne komunikaten e menjehershme te Real Madrid kur dolen zerat e pare per nje ‘presion’ nga ana e tyre per Interin.”

“Ashtu si eshte thene disa here edhe nga agjenti i lojtarit per mediat, e ardhmja e Hakimi nuk ka asnje surprize.”

“Sipas tij, zerat dhe thashethemet e merkatos nuk shqetesojne sepse as lojtari dhe as Interi nuk kane aspak ndermend te ndahen.”

Achraf Hakimi

“Lojtari i krahut maroken konsiderohet si nje nga kolonat e skuadres ne te tashmen por edhe ne te ardhmen.”

“Ai eshte ne te njejten pike me Barella dhe Lukaku ne statusin e te ‘paprekshmit’ ne skuadren e Contes.”

“Keshtu, Inter ka marre nje vendim te menjehershem per te e per te cilin ka informuar edhe Real Madrid: lojtari nuk leviz nga Milano as tani, por as ne te ardhmen. Por nese do Interi do te vendose ndryshe, ata do te jene te paret qe do te inforohen, por veshtire te ndodhe dicka e tille edhe ne sezonet ne vazhdim.”

“Nderkohe, Interi mendon nder te tjera se ai nuk vlen me 40 milione euro, por te pakten 80-90 milione euro, nje shifer kjo qe mban larg cdo lloj skuadren e bote ne kete moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.