Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

480 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi kujton kohen tek Interi: “Isha ne Milano dhe nuk e kisha kuptuar mire: Conte donte te me bente…”

Hakimi kujton kohen tek Interi: “Isha ne Milano dhe nuk e kisha kuptuar mire: Conte donte te me bente…”
Inter Club Staff

Metoda e Contes ka punuar ne menyre te mrekullueshme edhe me Achraf Hakimin ku ai ne vitin e kaluar eshte bere nje lojtar i nje niveli boteror edhe fal tij.

Kete gje e ka pranuar edhe vete mbrojtesi ne nje interviste edhe pse sot ndodhet larg Milanos, tek Paris Saint-Germain.

“Tek Interi, Conte me ka thene se donte te me bente nje lojtar me te kompletuar. Isha ne Milano dhe nuk e kisha kuptuar mire: ai po kerkonte pikerisht kete.”

“Kishte te drejte. Kemi punuar shume bashke, kemi pare video dhe kemi bere sesione stervitje individuale per te arritur nje nivel tjeter.”

“Ne nivel taktik me ka bere te kuptoj futbollin ne nje menyre tjeter. Sot per mua te mbroj eshte nje kenaqesi.”

“Kur arrij te bej nje aksion te mire mbrojtes me jep shume kenaqesi te bej me pas nje pasim deciziv. Por jam nje lojtar tjeter tashme fale kohes tek Interi.”

“Ne te njejten menyre se si nje lojtar tashme kerkohet te luaje edhe me kembe, une kerkoj te jem nje mbrojtes krahu modern.”

“Me i miri ne bote? Nuk e di… Le te themi se une punoj fort per te qene me i miri i mundshem. Eshte objektivi im.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.