Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, ndodhi ajo qe te gjithe prisnin? Corriere tregon skenarin e madh: “40 milione? Per pak vite ai do te…”

Hakimi, ndodhi ajo qe te gjithe prisnin? Corriere tregon skenarin e madh: “40 milione? Per pak vite ai do te…”
Inter Club Staff

Inter po shijon Achraf Hakimi. Pas disa ndeshjesh ne fillim poshte pritshmerive dhe shume kritikave te marra per rendimentin e tij, lojtari me ne fund ka dale ne pah.

Ish-lojtari i Real Madrid dhe i Borussia Dortmund ka dhene nje prove te madhe te cilesive te tij ne ndeshjen ndaj Bolognas.

Ai ka shenuar nje dopiete teper te rendesishme. “Ne menyre evidente, dy pankinat atij i ka ne sherbyer per ta tronditur dhe per ta kthyer ne vete”, shkruan Corriere dello Sport.

E perditshmja italiane, shton me pas: “Interi ka gjetur nje Maicon tjeter, nje tjeter lojtar te krahut te djathte te afte per te djegur lojaret kundershtar me shpejtesi”.

Hakimi ka arritur kuoten e 34 kilometrave ne ore me vrapin e tij, nje e dhene shume e mahnitshme kjo per nje lojtar futbolli.

Por dopieta e lojtarit te lindur ne 1998, nuk eshte ndalur aty: ai ka qene shume i rrezikshem edhe ne shume aksione te tjera ndaj Bolognes.

“Kane qene dy sinjale te qarta se tashme lojtari po integrohet me se miri ne skemat e Contes dhe se po pershtatet me Serie A.”

E pikerisht ne drejtimin e nje si Conte, ai vetem mund te rritet akoma me shume.

Conte ka ndihmuar jo pak ne karrieren e tij lojtaret e krahut, si ne rastin e Lichsteiner dhe Moses.

Nese per momentin Real Madrid nuk po qan per Hakimi, duke pare edhe dy perballjet ne Champions ku ai nuk eshte se ka shkelqyer, Interi nuk mendon keshtu.

Ne shtepine Interi 40,5 milione eurot per kartonin e tij – nje shifer shume e madhe per koherat e Covid19 – mund te behen shume pak nese marokeni do te vazhdoje te rritet ne te ardhmen.

Per Corriere dello Sport, 22 vjecari mund te vleje me shume se dyfishi i kesaj vlere ne 2-3 sezone e mund te behet edhe me i miri ne bote: te gjitha cilesite i ka per tu bere i tille.

Interi ka shume besim tek ai dhe te cilesite e djaloshit, aq sa cmenduria ne merkaton e kaluar u be vetem per te.

Zikalterit kishin vendosur qe shumen e fituar nga shitja e Icardit ta shisnin pikerisht per te blere kartonin e Achraf.

Ai ishte nje lojtar thelbesor per idete e Contes dhe prandaj u ndermorr edhe kjo sakrifice kaq e madhe per blerjen e tij.

E dalengadale, ai po e tregon se Ausilio dhe Conte kishin te drejte per blerjen e tij: por thuhet se eshte vetem fillimi…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.