Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

630 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi shenon nje super gol me Marokun dhe reagimi i interistave nuk ka cmim: “Achraf ti do te jesh…”

Hakimi shenon nje super gol me Marokun dhe reagimi i interistave nuk ka cmim: “Achraf ti do te jesh…”
Inter Club Staff

Maroku po fluturon me krah ne Kupen e Afrikes dhe njeri nga keto krah eshte pikerisht Achraf Hakimi, ish-lojtari i Interit.

Lojtari qe ndodhet te PSG sot ka shenuar nje nga golat me te bukur te kompeticionit diten e djeshme ne Kupen e Afrikes.

Maroku ka fituar 2-1 ndaj Malawi pasi kane kaluar ne disavantazh me golin e Gabadinho Mhango, i cili gjeti nje gol nga nje distance e pamundur.

Nderkohe, ne minuten e 70 ka qene pikerisht Hakimi ai qe ka derguar rezultatin ne 2-1 me nje goditje denimi perfekte.

 

Ky gol i Hakimit ka sjelle reagimin e shume njerezve te rendesishem ne futboll, ku edhe Mbappe reagoi duke thene “Eshte mbrojtesi i djathte me i mire ne bote.”

Por ajo qe ka rene ne sy eshte dashuria e popullit zikalter per te, me interistat qe nuk jane ndalur ne shprehjen e mirenjohjes per te.

Te shumte kane qene komentet per te, ku Hakimi ka marre shume komplimente dhe ku shume tifoze zikalter e ftojne te rikthehet nje dite ne shtepi, tek Interi apo duke i treguar se ai kurre nuk do te harrohet per aftesite e tij ne Milano.

“Achraf ti do te jesh gjithmone i mirepritur ne shtepine tende zikalter”, ka komentuar nje tifoz i Interit qe ka marre me qindra reagime pozitive. Nje shembull i qarte se cfare do te thote nese largohesh nga Milano nga porta kryesore.

Nderkohe, per nje si Lukaku qe doli nga porta e prapme… E kote te flasim per kete. Sepse dihet se cfare mendojme te gjithe!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.