Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,136 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hamsik: “Mazzarri do e ngreje Interin lart. Kovacic mund te beje rolin tim”

Hamsik: “Mazzarri do e ngreje Interin lart. Kovacic mund te beje rolin tim”
Xhorxh Gellci

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, Marek Hamsik ka folur edhe per Mazzarrin, i sapo kaluar tek Inter. “Zikalterit vijne nga nje sezon i komplikuar, Mazzarri, per fat te keq per ne, do e ngreje Interin lart. Ai eshte maniakal, kujdeset per cdo detaj te vogel. Me te kam patur nje raport te shkelqyer dhe mund te them se eshte nje njeri i madh, mbi te gjitha nje burre i vertete. Nuk buzeqesh kurre? Nuk eshte e vertete, dhe pastaj eshte nje aspekt i karakterit te tij personal, secili nga ne ka te tijin.

Cfare mendon per Kovacic? Do ja dale Mazzarri te krijoje nje Hamsik te ri?

Kovacic eshte nje lojtar shume i mire, e kam pare te luaje dhe di te kujdeset mire per topin. Mund te beje rolin tim, por do te varet nga numrat dhe statistikat. Do te shohim rezultatet ne fund te sezonit te ardhshem.

Cfare efekt ben te sfidoni Mazzarrin?

Nuk do te jete nje ndeshje si gjithe te tjerat, sigurisht. Por nje gol kunder skuadres te tij ose konkurrenteve te tjera per scudetton do te kete te njejten vlere. Walter ka bere zgjedhjen e tij, futbolli ky eshte, sfida eshte e hapur per te gjithe.

Cfare te ardhme parashikon per kunatin tend Gargano?

Do te kthehet nga pushimet dhe do te qendroje me ne.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.