Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

680 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Handa: “Fjalet e Onana te rendesishme. Lukaku? Sikur te mos ishte larguar kurre! Skriniar…”

Handa: “Fjalet e Onana te rendesishme. Lukaku? Sikur te mos ishte larguar kurre! Skriniar…”
Inter Club Staff

Eshte nje interviste e gjate, ajo e kapitenit Samir Handanovic per mikrofonat e Gazzetta dello Sport.

Portieri slloven nuk eshte kursyer dhe ka prekur tema te shumta ne boten zikalter. Keto jane fjalet e tij:

“Per mua eshte nje nder dhe pergjegjesi te jem tek Interi nga sezoni 2012-13, por edhe perkatesi e identitet. Nese kam qendruar ketu per kaq shume vite eshte sepse jam ndjere mire dhe ka pasur nje rritje te vazhdueshme, ne aspektin personal dhe te klubit”.

IDENTITETI DHE INTERIZMI

“Per mua ka te bej me emocionin ndaj fanelles, te ndjesh dicka speciale. Dicka qe nuk duhet pare vetem si nje pune apo burim te ardhurash, pavaresisht fitoreve apo humbjeve. Mund edhe te largohesh nga ketu, por shume pastaj duan te kthehen…”.

RIKTHIMI I LUKAKUT

“Nuk jam i befasuar sepse e kam pare se si ishte tek Chelsea, kam degjuar intervisten e tij te famshme, ndihej nje melankoli dhe nostalgji. Duhet te dish gjithmone se ne cilen dhome te zhveshjes shkon dhe Rom e dinte se dhoma jone e zhveshjes ishte nje vend i shendoshe, i lumtur e pozitiv. Ne jete shpesh ne fillim zgjedhim dicka per arsye ekonomike por pastaj vjen faktori i mireqenies. Nese je ndjere mire diku eshte normale qe deshiron te kthehesh. Eshte sikur te mos ishte larguar kurre nga ketu, eshte i njejti person, pastaj si lojtar per te do flas fusha”.

ONANA DHE KONKURRENCA

“Kam degjuar fjalet e tij (‘E respektoj faktin qe Samir te jete titullar dhe do bej tifo per te nga pankina’, kishte thene Andre dite me pare) dhe eshte dicka shume e rendesishme sepse i japin qetesi ambientit. Por te gjithe e dime qe secili deshiron te luaj, eshte e drejte edhe e shendoshe keshtu. Nuk do me kishte befasuar nese do kishte thene te kunderten, eshte nje konkurrence normale. I ben mire te gjithve”.

ROLI I PORTIERIT TE DYTE

“Nuk e di nese Onana do luaj me shume sesa portieret e tjere te dyte qe kane qene para tij. Ka shume ndeshje, mund te ndodh gjithcka dhe ne fund vendos gjithmone trajneri. Por nga kjo konkurrence e jona perfiton skuadra sepse ka dy portiere te forte”.

RADU DHE NDESHJA NE BOLOGNA

“Ka qene nje keqardhje dhe deshperim i madh, por kjo eshte jeta. Dhe nje sezon nuk varet kurre nga nje ndeshje. Ate nate nuk i kam thene asgje, i kam folur te nesermen. I kam thene qe ai episod do t’i sherbej te rritet si portier por edhe si njeri. Ionut duhet te dij qe do gaboj serish, sic i ndodh te gjithve, por ka rastin te tregoj kualitetet e tij”.

SKRINIAR DHE E ARDHMJA E TIJ

“Eshte shume e rendesishme qe ai te jete serish ne krahun tim vitin tjeter. Eshte thelbesore per mua qe ai te qendroj. Nuk mund te humbasim copeza tjera te skuadres. E shoh cdo dite te qete ne Appiano”.

FESTIMET E TITULLIT NE AUTOBUSIN E MILAN

“Secili ka stilin e tij dhe mund te bej ate qe mendon se eshte e drejte. As nuk e kam pare festen, vecse isha kthyer ne shtepi tashme”.

KRITIKAT

“Me pengojne vleresimet e nxituara qe nuk analizojne situatat e lojes ne pergjithesi. Nuk dua te futem ne raste te vecanta por e kam pare kete gje. Nese nderton nje mendim me argumente prapa atehere kritika me pelqen dhe ndihmon”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.