Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

594 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Handanovic: “Duhet te rigjejme kompaktesine. Kritikat jane normale. Tani…”

Handanovic: “Duhet te rigjejme kompaktesine. Kritikat jane normale. Tani…”
Ardi Deda

I intervistuar ekskluzivisht nga Sky Sport 24, Samir Handanovic ka folur per sezonin e Interit, per sfiden e ardhshme dhe per shume te tjera.

Keto jane fjalet e portierit zikalter:

“Aspekti fizik dhe ai psikologjik jane te lidhura, eshte e kote ta fshehim, po permiresohemi me kalimin e kohes, duke u stervitur, por edhe me ndeshjet. Tani eshte keshtu, nuk mund te rregullohet gjithcka brenda dites, por me kalimin e kohes shpresojme te permiresojme kushtet fizike dhe keshtu do te permiresohet edhe aspekti mendor”.

Inter inferior ne krahasim me pretendentet e tjere per nje vend ne Champions?

“Me organiken qe kemi nuk jemi inferiore ne krahasim me ato qe luftojne per vendine trete, por kete gje nuk e kemi treguar ndeshjet e fundit, fjalet sherbejne pak, rendesi ka te tregojme vlerat. Por kampionati eshte i gjate, te ecim perpara. Gjithsesi nese gjerat shkojne keshtu dicka nuk shkon, eshte e kote ta fshehim. Edhe ne futbollistet jemi te vetedijshem per kushtet tona fizike, per situaten, por ndonjehere ne ndonje periudhe gjerat nuk shkojne dhe duhet lene te rrjedhin, si te behej fjale per nje lum, te kaloje koha, te stervitemi dhe me pas me nje perulesi te rigjejme ate qe kemi humbur”.

Shume kritika per Mazzarrin, shume dyshime, perse?

“Kur nuk fiton dhe nuk luan mire kritikat jane normale, per lojtaret, trajneret, per te gjithe. Kur je ne nje vend prej 5 vitesh di gjithcka, njeh lojtaret, ka mekanizma te kolauduara, eshte normale. Tani duhet kohe. Per mua kemi humbur kompaktesine ne krahasim me ndeshjet e para. Kjo qe po ndodh per mua nuk eshte rastesore dhe gjerat dalin jashte kur peson 3 gola, 4 gola. Duhet te rigjejme kompaktesine dhe te rinisemi nga gjerat e thjeshta”.

Kovacic si eshte?

“Jemi pare dje, eshte kthyer nga Kombetarja. Jemi bashke ne dhome zakonisht kur luajme ne shtepi.. Ai eshte i forte, por duhet akoma eksperience, duhet te ndryshoje pak kulturen e te punuarit. Ka shume talent, dhe akoma marzhe permiresimi”.

Serbi-Shqiperi, cfare mendon?

“Ne Ballkan nuk eshte hera e pare qe ndodhin gjera gjera te tilla, personat shpesh nuk arrijne te kontrollojne emocionet. Disa nuk kane asgje cfare te humbasin dhe behen lehtesisht viktime e te tjereve. Eshte e gabuar te vendosen ne te njejtin grup keto skuadra, duhet nderhyre per gjera te tilla”.

Palacio si eshte?

Palacio ka patur kohen te stervitet, te rekuperohet, eshte i rendesishem per skuadren tone, gjen hapesira ne skuadrat kundershtare”.

Projekt i ri dhe deshire per te fituar

“Te gjithe futbollistet kane deshire per te fituar, mosha ka rendesi pak. Une ndjehem i maturuar dhe jam i karikuar. Jam ne nje klub tjeter te madh, por duhet kohe per te sjelle Interin lart aty ku ka qene gjithmone”.

Sulmi i Napolit?

“Nete pa gjume jo, futbolli italian njihet, te gjithe kane futbolliste te forte. E rendesishme eshte se si do te jemi ne”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.