Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

860 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Handanovic i terheq veshin shokeve: “Shume larg te qenit perfekt. Kampionati? Ja kush eshte objektivi im.”

Handanovic i terheq veshin shokeve: “Shume larg te qenit perfekt. Kampionati? Ja kush eshte objektivi im.”
Inter Club Staff

Pese nga pese per Interin qe mund Lazion 1-0 me golin e D’Ambrosio dhe merr ne shtepi keshtu tre pike shume te rendesishme. 

Ne fund te ndeshjes, Samir Handanovic flet per Sky Sport duke treguar keshtu ndjesite e pare pas fitores se sotshme.

“A e prisja nje fillim kampionati keshtu? E doja shume. Kemi vuajtur sot ama me nje skuader si Lazio por kemi dale duke fituar nga fusha e lojes. Kjo eshte e rendesishme.”

“Ne pjesen e dyte duhet ta kishim mbyllur lojen, por nuk ja dolem.”

“Ajo qe mund te them eshte se keto ndeshje duhet te mbyllen me para sepse Lazio apo skuadra te ngjashme kane kualitet per te na vene ne veshtiresi.”

PESE FITORE NGA 5 – “Do te thote se duhet te permiresojme gabimet e sotshme dhe te rekuperojme shpejt sepse te shtunen kemi perseri ndeshje.”

“Kampionati? Eshte shume i ekuilibruar dhe duhet te jemi gjithmone gati per cdo situate. Dicka mund edhe te kemi rrezikuar sot por perseri nuk kemi pesuar.”

“Gjithesesi jemi shume larg te qenit perfekt. Cfare i them shokeve? Qe duhet te permiresohemi sepse mund te bejme me mire se sot. Por e rendesishme qe kemi dale me tre piket.”

300 NDESHJET – “Me mungon te ngre nje trofe, ky eshte objektivi im.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.