Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Handanovic: “Inter, tani reago per Champions. Spalletti na ka bere qe…”

Handanovic: “Inter, tani reago per Champions. Spalletti na ka bere qe…”
Inter Club Staff

“Duhet te mendojme per veten tone, jo per te tjeret. Napolin e njohim mjaftueshem mire, e dime se si luan dhe se cilat jane pikat e saj te forta.”

Keto kane qene fjalet e Samir Handanovic, portierit te Interit i intervistuar nga Corriere dello Sport. Slloveni i Interit me pas vazhdon:

Callejon, Mertens dhe Insigne: cilin do i hiqje treshes se Napolit? 

“Une do i hiqja… Sarrin. Do hiqja Sarrin sepse keta tre lojtare, por edhe Allan, Koulibaly, Zielinski dhe Hamsik, jane bere shume here me te forte me te ne pankine. Ka qene Sarri qe i ka lejuar atyre qe te shprehen ne menyren me te mire dhe te bejne ate kapercimin e madh.”

Cfare kujton nga 0-0 ne San Paolo?

“Ne ndeshjen e kaluar kemi zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire, por na ka munguar ai pasimi i fundit, te mbanim pak me shume topin. Ndaj Napolit nuk duhet te lejosh qe ata te mbajne shume topin se pastaj behet cdo gje shume e veshtire.”

Te mos arrihet Champions League edhe kete vit, a do te ishte falimentim per Interin?

“Eshte nje mundesi qe as nuk duhet ta marim ne konsiderate. Duhet te reagojme sa me shpejt dhe te kthehemi te jemi ata te fazes se pare.”

A jeni i lumtur per sezonin zikalter deri me tani?

“Nese do me pyesje ne dhjetor, do te pergjigjesha qe nuk kemi arritur asgje deri me tani, por duhet te mbajme perqendrimin e larte. Por tani jam akoma me i palumtur per kete situate. Ne kampionat ka ulje-ngritje, por ky eshte me siguri nje moment negativ qe duhet ta kalojme bashke.”

Ti ishte njeri prej tyre qe enderronte nje Inter per kampionat, apo si Spalletti qe e dinte qe dimensioni i kesaj skuadre ishte lufta per Champions League?

“Te enderroje ishte legjitim ne ate moment dhe te njejten gje kam bere edhe une… Nuk mund te mos e besh dot, por ne koken time si qellim gjithmone kam pasur Championsin, objektiv te vene nga klubi.”

Cilat ishin karakteristikat me te mira te Interit ne kater muajt e pare?

“Te qenit kompakt dhe mentaliteti i te gjitheve…”

Cfare ndodhi nga mesi i dhjetorit e tutje?

“Ishte fiziologjike qe do te vinte nje renie. Duhet te evitojme zerat e merkatos, dhe i referohem edhe rinovimeve te kontartes, zerat per shume lojtaret qe mund te vijne e mund te ikin, gjera te tilla. Keto i heqin hapsire fushes sepse te flasesh cdo dite per merkaton destabilizon ambjentin. Spekulimet e mediave bejne pjese te ‘cirkut’ te perditshem, por ne si Interi duhet te mesojme ti refuzojme ne menyre te forte dhe te qarte. Ndonjehere keto gjera na prekin me shume sec duhet. Gjate nje sezoni duhet mbrojtur grupi qe eshte, jo e kunderta. Eshte jo produktive te degjosh teksa flitet gjithmone per blerje qe duhet te zevendesojne ate qe po jep shpirtin ne fushe per bluzen. Gjithcka me lart per mua na ka shqetesuar. Une mendoj se nje lojtar duhet te beje gjithmone lojtarin, por mendoj se gjeja me e mire per tu bere eshte kjo qe thashe dhe dua ta mbroj mendimin tim.”

Nese mendon per sezonin, a ke ndonje peng?

“Goli i pesuar ne Firenze dhe ne Ferrara pas minutes se 90. Me ato fitore autovleresimi do te ishte shume me i madh.”

Me Spallettin ka pasur nje ndryshim mentaliteti ne krahasim me vitet e kaluara negative? 

“Po, dhe mendoj se kjo gje eshte e dukshme.”
 
Nese kerkojme nje bilanc te (pothuajse) 6 viteve te tua ne Milano, a e keni peng qe skeni luajtur ende Champions League? 

“Historia dhe hijeshia e Interit flasin vete se cfare do te thote te jesh portier i pare ne nje skuader kaq te madhe per kaq shume vite me radhe. Me mjafton kjo.”

Icardi mund te fitoje titullin e golashenuesit kete vit?

“Rekordet personale duhet te jene te fundit ne mendimet tona. Duhen golat e te gjitheve per te arritur ne objektivin qe kerkojme.”

Si do i pergjigjeshe atyre qe thone se skuadra nuk eshte me e bashkuar ne dhomat e zhveshjes?

“Qe grupi eshte kompakt dhe nga dhjetori nuk ka ndryshuar absolutisht asgje. Zerat e keqinj dhe negativ dalin sepse rezultatet nuk jane me ato te parat, por menyra e stervitjes dhe te qenit bashke ne cdo moment nuk ka ndryshuar ne asnje moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.