Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,162 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Handanovic: “Ka akoma 8 ndeshje, mund te ndodh gjithcka. Kriza? Duhej te…”

Handanovic: “Ka akoma 8 ndeshje, mund te ndodh gjithcka. Kriza? Duhej te…”
Bujar Berishaj

“Ka akoma 8 ndeshje dhe mund te ndodh gjithcka”.

E nis keshtu intervisten e tij per Tuttosport portieri zikalter Samir Handanovic qe pastaj vazhdon:

“Kriza jone? Te gjithe ne kampionat kane krize, neve na ka ndodhur ne janar kur ka shume ndeshje. Piket e humbura na kane masakruar pak. Ndoshta ne ate periudhe duhej te kenaqeshim edhe kur barazonim ndonje ndeshje. Kampionati, megjithate, ka treguar qe Juve dhe Napoli kane dicka me shume dhe qe ne jemi ne ate grupin pas tyre. Gjithashtu nuk duhet te harrojme qe kemi 13 lojtar te ri ne ekip”.

Gezimi me i madh ne futboll?
“Kur jemi kualifikuar ne Boteror me Sllovenine sepse nuk e priste askush”.

Keqardhja?
“Play-off i Champions i humbur kunder Arsenalit sepse skuadra qe kishte arritur ne vendin e trete ne kampionat nuk ka shkuar per t’i luajtur ato dy ndeshje, duke pare qe jane shitur tre lojtar pa marr ndonje tjeter…”.

Champions eshte nje objektiv apo po behet fiksim?
“Objektiv”.

Ke e falenderon?
“Trajnerin tim, Bonaiuti. E kam takuar ne Udine dhe qe nga dita e pare ka besuar tek une. Adriano me ka permiresuar ne gjithcka dhe, nuk kam mundur menjehere, e kam sjellur te Interi”.

Buffon eshte akoma portieri me i mire ne bote?
“Ka shume portiere te mire ne bote, secili i zoti per nje karakteristike”.

Pse per ju portieret eshte e veshtire ta fitoni Topin e Arte?
“Per shkak te rolit. Portieri mbron, por te gjithe shikojne sulmuesit. Si te mos i japesh cmimin lojtarve si Messi dhe Ronaldo qe shenojne 60 gola ne vit? Nje portier duhet te bej 3 pritje te rendeishme ne ndeshje, por ndoshta as kjo nuk mjafton. Pa harruar qe cdo vend ka shkollen e portierve dhe nje portier qe ka vemendjen ne Itali nuk e ka ate te spanjollet ose anglezet”.

Handanovic mund te futet ne historine e futbollit italian me rekordin e penalltive te pritura. Per ju, eshte nje objektiv apo vetem statistike?
“Nuk i kam kushtuar shume vemendje por luaj ketu prej shume vitesh dhe nese e thyej mire… Por nuk eshte nje fiksim per mua”.

Ju keni pasur nje rritje graduale.
“Per mua ka qene sikur te shkoj ne shkoll: fillimisht klasa e pare dhe sot te Interi jam ne universitet. Kam filluar ne skuadra ku mund te rritesh me qetesi dhe kam shkuar hap pas hapi. Donnarumma? Ai ka kaluar nga Primavera ne skuadren e pare, por nese dikush eshte i forte, eshte i forte”.

Buffon eshte bere portier fal Thomas N’Kono. Kush ishte modeli juaj?
“Peter Schmeichel”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.