Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Handanovic ka krijuar “rrjeten e merimanges”: ja sa here ka shpetuar Interin ne ndeshjet e fundit slloveni!

Handanovic ka krijuar “rrjeten e merimanges”: ja sa here ka shpetuar Interin ne ndeshjet e fundit slloveni!
Ardis
  • On 11/10/2018, 16:35

Portieri i Interit e ka nisur keq sezonin, por mbas ndeshjes kunder Parma-s, eshte ringritur dhe ka kontribuar ndaj sukseseve me nderhyrjet e tij.

Mbas nje fillim sezoni jo te mire ashtu si gjithe Inter-i, edhe Samir Handanovic ka ngritur “rrjeten e tij te merimanges”.

Portieri slloven e ka nisur sezonin me disa gabime qe nuk bejne pjese ne CV-ne e tij, sic ishte dalja nga porta kunder Torino-s ku i dhuroi golin Belotti-t, goditja e Dimarco-s ne ndeshjen e humbur kunder Parmes.

Nga ketu e tutje Samir ka filluar te rikthehet tek standatet e tij dhe te vendose firmen e tij tek fitoret e Inter-it.

Ne ndeshjen kunder PSV-se, dora e tij ja mohoi barazimin Malen-it, nje pritje e rendesishme dhe spektakolare, per me teper, ajo pritje eshte publikuar nga profili Twitter i UEFA-s.

Por jo vetem kjo, edhe ne ndeshjen kunder Fiorentines pritja e tij i mohoi gezimin e golit Simeones, kunder SPAL-it i ka mohuar golin Petagna-s dhe Felipe-s, per me teper e detyroi Antenucci-n te gabonte nga pika e penalltise duke e goditur jashte.

Qe nga ndeshja kunder Tottenham ka ndryshuar gjithcka per Handanovic dhe Inter-in. Nga aty e me tutje edhe portieri eshte bere element i rendesishem ne fitoret e njepasnjeshme zikalter.

Ne Champions League ka dashur te luaje prej kohesh dhe po jep performanca te mira, por edhe ne kampionat Samir nuk do qe te pesoje me gola dhe po punon me shume dedikim per te vazhduar te ndikoje ne fitoret e Inter-it.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.