
Handanovic ka realizuar endrren? Porta e tij akoma e paprekur
Gazzetta dello Sport, ne numrin e sotem flet per numrin nje zikalter, Samir Handanovic, i cili kishte nje enderr per kete sezon te ri: te pesonte me pak gola. Disa nga fjalet e tij, qe nga pregatitja e Pinzolo, me rastin e prezantimit te skuadres, ishin qe uronte te mos ishte akoma viktime e gjuajtjeve te kundershtareve. Ne fakt, portieri me i mire i sezonit te shkuar, ishte i dyti ne listen e atyre qe kishin pesuar me shume gola, kjo per shkak te mbrojtjes interiste, e cila nuk ishte ne momentin e saj me te mire.
Si te mos i japim te drejte? Mbrojtja zikalter ishte nga me te keqijat e kampionatit vitin e shkuar, por tani, me ardhjen e Mazzarrit, gjerat kane ndryshuar plotesisht. Deri tani, Handa ka pesuar 0 gola ne tre ndeshje zyrtare. Ndersa rekordi mbahet nga Interi i Mourinhos, i cili shkon ne 4 ndeshje pa gola te pesuar. Ne fakt, pas ndaleses per kombetaret, Interi do te perballet me Juventusin e Antonio Conte, dhe per Handanovic do te jete nje sfide ta mbaje porten e paprekur nga lojtare si Tevez apo Vucinic. Gjithsesi, mund te themi me siguri se do te ndihmohet nga nje skuader qe ka gjetur soliditetin e munguar…