Handanovic ngelet ne dyshim per Udinesen. Ndersa Campagnaro…
Vetem pas stervitjes te dites te neserme, Mazzarri do te kuptoje nese Samir Handanovic do te jete i disponueshem per transferten e komplikuar te Udines. Problemi i numrit nje zikalter nuk eshte muskulor, por eshte thjesht nje goditja, prandaj do te jete shume e rendesishme te kuptohet si do te jete slloveni te shtune, para nisjes per ne Udine.
Nderkohe, ka shume pak mundesi qe Hugo Campagnaro te rekuperohet per ate ndeshje. Mund te rifutet ne daten 9 nentor kunder Livornos, edhe pse direkt pas asaj ndeshjeje eshte ndalesa per kombetaret dhe Mazzarri rrezikon te mos e shohe per 10 dite te tjera.
Megjithate, me Handanovic ose pa te, Interi duhet te mundohet te ktheje tendencen e shume prej ndeshjeve te fundit, ku ka kaluar ne avantazh dhe pastaj eshte arritur. Projekti eshte vetem ne fillim, por Mazzarri duhet te gjeje nje zgjidhje sepse ne Bergamo ka pesuar arritjen e katert ne 10 jave. Shume per nje skuader qe synon scudetton, por edhe per nje qe ka si synim kualifikimin ne Champions League.