Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

562 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Handanovic, shume spekullime per te. Handa dhe Guaro jane shtyllat e Mazzarrit…

Handanovic, shume spekullime per te. Handa dhe Guaro jane shtyllat e Mazzarrit…
Andi Prifti

Samir Handanovic nuk do te levize nga Milano. Dhimje barku, dhimbje koke, oferta marramendese ose sygjerime te ndryshme: e verteta eshte qe portieri slloven do te jete i Interit dhe per sezonin 2013-2014. Barcelona nuk eshte interesuar asnjehere seriozisht per te, edhe pse Branca e quante shume pak oferten qe mendohej qe te benin katalanasit. Per portiere kaq te zote duhet nje oferte e mire, keshtu qe numri 1 i Interit nuk ka per tu larguar. Mazzarri i beson atij dhe huazimi i Bardit tek Livorno jep me shume siguri. 30 milionet qe u folen shume ishin dhe jane vetem enderra futbolli: mbi tavolinen e Morattit nuk ka ardhur kurre nje shifer ose te pakten nje kerkese.

Kohet e fundit, eshte folur per nje ‘telash’ qe ka ndodhur per shkak te mos ardhjes se Adriano Bonaiuti ne Appiano ne rolin e pergatitesit specifik. Mesa duket, kerkesa e sllovenit per te punuar me ish-portierin e Padovas ishte e vertete, por me largimin e Stramaccionit dhe me ardhjen e Mazzarrit gjithçka ndryshoi. Dhe Handa, si nje njeri inteligjent dhe profesionist, nuk eshte ankuar per zgjedhjen e shoqerise.

I njejti diskutim vlen dhe per Fredy Guarin. Nje largim i tij do te vinte vetem nese tek Interi do te transferohej Paulinho. Perpara se te merrej braziliani duhej shitur Guarin, edhe ketu e njejta situate: shume fjale, pak fakte. 20 milionet qe kerkonte Interi per lojtarin nuk erdhen dhe keshtu Mazzarri eshte i lumtur qe do e kete ne Appiano. Shitja e Guarin do te ishte nje sakrifice e shoqerise per te arritur tek Paulinho. Me pas Paulinho shkoi tek Tottenham, klub qe i kishte syte dhe mbi Guarin.

Keto jane zgjedhje merkatoje, si ato qe po sjellin Mauricio Isla tek Interi. Tani Mazzarri do te kete lojtarin e djathte anesor qe e kerkonte aq shume. Handanovic dhe Guarin jane gati per Interin. Ata do te jene dy shtyllat e Mazzarrit per sezonin e ardhshem!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.