Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,250 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Harrojeni Brozovic-in e vjeter, ai eshte komplet dicka tjeter tashme: Ben ate qe askush nuk e priste!

Harrojeni Brozovic-in e vjeter, ai eshte komplet dicka tjeter tashme: Ben ate qe askush nuk e priste!
Inter Club Staff

Eshte me te vertete nje kujtim shume i vjeter ai i Marcelo Brozovic ‘ngaterrestar’ dhe qe bente lajm me gjera ekstra-futbollistike qe tifozeve te Interit nuk i pelqenin aspak. 

Nuk dihet cfare ka ndodhur por ai qe prej janarit tashme eshte totalisht nje njeri tjeter: jo vetem paraqitjet ne fushe, por Brozo eshte pare shembullor edhe jashte saj.

Shume thone se Marcelo Brozovic ka ndryshuar qe prej lindjes se vajzes dhe eshte bere me i pergjegjshem por ka edhe nga ata qe tregojne se Marcelo Brozovic ka filluar te ndryshoje pas nje bashkebisedimi te gjate me Spallettin nje dite dimri ne Appiano ku atij i eshte ofruar largimi tek Sevilla ose qendrimi tek Interi por me nje sjellje tjeter.

Askush nuk mund ta di me siguri, por tifozet zikalter jane shumet e lumtur me Marcelon e ri dhe eshte nje kenaqesi sa here qe del tashme neper rrjete sociale apo ne lajme sepse ai asnjehere nuk thyen me rregullat dhe pothuajse gjithmone gazmor.

Nderkohe qe sot qarkullonte lajmi se Brozovic do te rikthehej ne Milano te premten tjeter bashke me Perisic dhe Vrsaljko, ai per habine e te gjitheve ka postuar nje foto nga taraca e tij me pishine ne zonen San Siro ne Milano dhe ka shkruar:

“Jam rikthyer, gati per te zbritur ne fushe! Na pret nje sezon epik!”

E firmosur nga Marcelo Brozovic qe zyrtarizon keshtu rikthimin e tij ne Milano. Shtepia e tij duket shume e ngjashme me ate te Mauro Icardit por bie ne sy se si edhe ai ka vendosur te jetoje si disa prej shokeve te tij ne zonen San Siro.

Tashme pritet qe Brozovic te rikthehet edhe me shpejt ne Pinetina se sa data e rene dakort me klubin. Me shum do te meret vesh ne oret ne vazhdim.

Por ky rikthim i Marcelo Brozovic perpara kohe nuk ka se si te mos i pelqeje Spallettit, drejtuesve dhe tifozeve sepse tregon deshiren e kroatit per sezonin e ri e te mos harrojme sa i rendesishem u be ai per Interi ne pjesen e dyte te sezonit!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.