
110Inter – Benito Lorenzi dhe limoni me helm
Benito Lorenzi eshte nje legjende e historise te interit. Ka fituar dy kampionate, ka shenuar 142 gol, dhe ka cmendur kundershtaret, jo vetem me golat e tij…
Derby i vitit 1957-58. Eshte i fundit per Beniton. Ndeshja eshte 1-0 per zikalterit, kur arbitri Lo Bello akordon penalltine e dyte te takimit, kete here ne favor te Milanit. Zikalterit protestojne, ndersa Lorenzi perfiton per te rekuperuar frymen dhe energjite. Vrapon drejt pankines, dhe pervec nje shisheje uje, i japin edhe nje gjysem limoni, per te shuar etjen.
Lorenzi perfiton nga rremuja e krijuar nga protestat, dhe ate limon e vendos poshte topit te pozicionuar tek pika e bardhe.
Pasi qetesohen gjakrat, Cucchiaroni merr pergjegjesine per te gjuajtur penalltine. Por ne kete kohe publiku fillon te beje zhurme, dhe dikush therret: “Limonin, kujdes limonin!” Cucchiaroni eshte i perqendruar, nuk degjon asgje perreth. Merr vrull, gjuan dhe… topi ne tribune!
Benito Lorenzi vrapon duke festuar, sikur te kishte shenuar gol! I jep nje shkelme limonit per te zhdukur cdo gjurme. Nje katolike praktikant, pas disa kohesh tregon: “Kam rrefyer gjithcka tek nje prift. Kam treguar qe nje here nuk jam treguar korrekt. Dhe prifti qe me degjoi ishte Interist!”.