Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

977 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi hedh poshte Interin: “Ja pse u largova nga atje. Kishte ardhur koha sepse ishte momenti per te fituar trofe.”

Icardi hedh poshte Interin: “Ja pse u largova nga atje. Kishte ardhur koha sepse ishte momenti per te fituar trofe.”
Inter Club Staff

Pas nje vere te gjte dhe te komplikuar, Mauro Icardi ka kaluar tek PSG ne huazim nga Interi per nje sezon. 

Klubi francez ka mbi te edhe nje te drejte blerje dhe brenda veres duhet te vendose nese do ta mbaje lojtarin apo ta ridergoje mbrapsht tek Interi.

Ai eshte intervistuar per Canal Plus dhe ish-lojtari i Interit ka folur per te ardhmen por edhe per te kaluaren duke hedhur poshte Interin dhe duke i bere te ndihen jo mire ata pak tifoze qe e mbeshteten edhe kur ai u kthye me cdo menyre kunder klubit qe e beri ate qe eshte sot.

E ARDHMJA – “Une kam ardhur ketu per te luajtur. Nese vjen me nje opsion blerje, lojtari duhet te jape me te miren nga vetja e tij deri sa klubi i ri te te bleje. Te shohim cfare do te ndodhe deri ne veren ardhshme.”

WANDA NARA – “Kush me njeh e di cfar njeriu jam dhe kjo gje me ben te rri i qete. Jam i kritikuar me shume per gjerat jashte fushe se sa brenda saj? Me siguri.”

“Tashme jane 7 vitet e kaluara qe kur jam me Wanden dhe eshte nje person i famshem ajo dhe po ashtu jam edhe une. Priten keto gjera.”

“Por kjo nuk e modifikon mendimin tim, ndryshe nuk do te kisha bere 150 gola me Interin. Wanda si agjente? Mendoj se ka qene vendimi me i mire i karrieres sime dhe per familjen time por edhe per karrieren time ne pergjithesi.”

“Jam nje person qe i trajton ne nje menyre edhe grate edhe meshkujt. Kam tre djem dhe dy vajza dhe atyre i jap te njejten dashuri.”

GOLAT – “E gjithe bota me quan nje killer perpara portes. Jam gjithmone brenda zones per te shenuar gol. Qe ne diten e debutimit kur isha shume i ri tek Rosario ne Argjentine mendimi im i pare dhe objektivi i vetem. Obsesion me eshte bere.”

MESSI – “Thuhet se Messi nuk me do te Argjentina? Eshte ajo qe thuhet. Kam pasur shansin te jem tek Kombetarja e Argjentines dhe te luaj me te.”

“E njoh qe ne koherat e Barcelones. Une i le njerezit te flasin, ashtu si flasin edhe per jeten time private me Wanden. Jane gjra qe mund te evitohen. A e besoj kete gje? Jo, sepse e njoh.”

“Eshte lojtari me i mire ne bote. Kam pasur shansin te qendroj me te dhe e vleresoj shume. Per kete gje nuk i besoj keto gjera.”

TROFETE – “Ishte sezoni i shtate tek Interi. Endrra ime ishte te luaja ne Champions League dhe me Interin e realizova. Por nuk fitova asgje tek Interi.”

“Mendoj se kishte ardhur momenti te largohesha nga ai klub ne nje klub fitues dhe qe fiton tituj. Tani eshte koha qe te fitoj. E verteta eshte qe te luash ne nje klub si PSG me kaq shume kampione ishte gjeja qe kam dashur qe ne diten e pare te merkatos.”

E pabesueshme se si Icardi kaloi nga “me Interin, per Interin, te Interi” ne “U largova nga Interi se kishte ardhur momenti te fitoja trofe”. E pabesueshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.