Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 16, 2018

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hera e pare? Ja debutimet e presidentave te Interit qe prej Angelo Moratti deri tek Steven Zhang

Hera e pare? Ja debutimet e presidentave te Interit qe prej Angelo Moratti deri tek Steven Zhang
Ardis
  • On 29/10/2018, 20:26

Presidentet kujtohen per trofete e fituar, kupat e ngritur ne qiell, skudetot e qendisura ne bluze. Po ndeshja e pare? Sa peshon ndeshja e pare qe ka vezhguar nga tribuna? Per Steven Zhang do te jete ndeshja e pare si President i Interit.

Interi eshte bere puna e tij, jeta e tij. Sezonin e kaluar e mbylli me nje fitore ne Rome kunder Lazios, dhe kualifikimi ne Champions League u fitua ne sekondat e fundit. Ai u sezon u mbyll me lote gezimi te Steven Zhang. Serish takim te ri ne Rome ne ndeshjen kunder Lazios. E para si president zyrtar…

ANGELO MORATTI (1955-1968)

Me 28 maj 1955 Angelo Moratti behet presidenti i Interit, duke e marre shoqerine zikalter nga paraardhesi i tij Carlo Masseroni. Manjati i naftes Angelo Moratti eshte presidenti i 15 i Internazionale-s. E shtyre nga gruaja e tij Erminia, ka blere skuadren per 100 milione lira italiane. Ndeshja e pare si president zikalter ka qene Inter – Lazio, fitore e zikalterve me rezultatin 2-1. Angelo do te perjetoje momente lumturie me Grande Inter: nje epoke e kampioneve madheshtore dhe sukseseve qe sot e kesaj dite kujtohen serish.

IVANOE FRAIZZOLI (1968-1984)

Ivanoe Fraizzoli, si president i Interit ka fituar 2 skudeto (71′ dhe 80′), 2 Coppa Italia (78′ dhe 82′), dhe nje Boteror per Klubet (81′). Ne 1972, Interi i tij arrin ne finalen e Kupes se Kampioneve. Te gjithe e permendin faktin se ai ka pasur nje kurajo te madhe per te marre frenat e shoqerise zikalter mbas epokes se arte te Angelo Moratti-t. Ai tregon me krenari se ka qene pjese e te rinjve te Interit, por me pas kuptoi se karriera futbollistike nuk ishte per te. Dita e tij eshte 18 maj 1968. Ndeshja e pare si president zikalter eshte Inter – Bologna qe mbaroi ne barazim 3-3.

ERNESTO PELLEGRINI (1984-1955)

Me 8 janar 1984 paguan nje shifer rreth 10 miliarde lira italiane per shoqerine zikalter, deri ne ate moment i perkiste Ivanoe Fraizzoli-t. Per dy muajt e pare eshte ne pozicionin e zevendes presidentit; me pas, duke filluar nga 12 mars-i, behet zyrtarisht president. Gjate menaxhimit te tij, skuadra zikalter do te bleje – midis te tjereve – gjermanet Karl-Heinz Rummenigge, Lothar Matthaeus, Jurgen Klinsmann dhe Andreas Brehme. Ndeshja e pare si president zikalter eshte nje derby qe mbaroi barazim 0-0.

MASSIMO MORATTI (1995 – 2004)

Me 18 shkurt 1995 Massimo Moratti merr frenat e shoqerise zikalter nga paraardhesi Ernesto Pellegrini. Per operacionin e blerjes do te duhen rreth 50 miliarde lira italiane. “Dua nje skuader ndryshe, me personalitet dhe fituese”. Moratti debuton me keto fjale, i pranishem ne tribune, perpara se te fillonte ndeshja. Ndeshja e pare si president zikalter eshte Inter – Brescia qe perfundoi 1-0 per zikaltrit. Goli u realizua nga Nicola Berti qe i dhuroi kenaqesine e pare Massimo Moratti-t si president zikalter.

GIACINTO FACCHETTI (2004-2006)

Me 30 janar 2004 Giacinto Facchetti do te nominohet si president i Interit nga Keshilli i Administrimit e rimbledhur ne zyrat e rruges Durini. Ndeshja e pare e Giacinto-s si president zikalter ishte Inter – Siena qe mbaron 4-0 per zikaltrit. Recoba dhe Adriano realizojne nga nje dopiete secili dhe i dhurojne Interit suksesin me Siena-n.

MASSIMO MORATTI (2006 – 2013)

Ne rikthim Moratti ishte i mbushur me hidherim. Asambleja e Partnereve hapet me nje minute heshtje per te rikujtuar Giacinto Facchetti-n. Moratti e leshoi postin e tij te presidentit me 19 janar 2004 dhe me pas vendosi te rikthehej e te drejtonte Interin si president “sepse” – ka shpjeguar – “do te ishte ofenduar duke zgjedhur nje tjeter person per te zevendesuar Facchettin”. Ndeshja tij e pare si president i rikthyer zikalter do te jete Messina – Inter (fitore e zikalterve nen rezultatin 1-0).

ERICK THOHIR (2013 – 2018)

Me 24 nentor 2013: mbaron ndeshja 1-1 ne stadiumin Dall’Ara midis Bologna-s dhe Interit. Zikaltrit barazojne nepermjet Jonathan. Kjo eshte ndeshja e pare e Erick Thohir si president zikalter. 15 netor 2013 do te konsiderohet dita e lindjes se Interit indoneziane. Asambleja e Jashtezakonshme ka ratifikuar kalimin – per rreth 250 milione € – te 70% te klubit ndaj grupit te drejtuar nga Erick Thohir. Manjati indonezian, mbas 18 muajsh, behet pasardhesi i Massimo Moratti-t ne presidencen e shoqerise zikalter. Ish padroni do te mbuloje rolin e Presidentit Honorifik.

STEVEN ZHANG

Dita qe duhet te gdhendet ne kujtese eshte 26 tetor 2018. Steven Zhang eshte bere ne ate dite te gjate dhe emocionuese presidenti me i ri i historise zikalter. Dhe Interi, ne keto dy vite “stazhi”, i ka dhuruar shume emocione. Kualifikimi ne Champions League, per shembull, ne javen e fundit, ne minuten e fundit. Ne harmoni te plote me ADN e Interit. Steven eshte i gatshem, mezi priste te merrte detyren edhe zyrtarisht. Spalletti e ka permendur edhe dje ne konferencen per shtyp: “Jeton me skuadren”. Dhe Steven realisht beson qe te nise mire sezonin e tij si president: Lazio – Inter, nje ndeshje qe permban kujtime shumica pozitive…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.