Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

927 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Heret ose vone, ndonjehere lojtaret rikthehen. Idea e cmendur Lavezzi per Interin, por fillimisht duhen shitje…

Heret ose vone, ndonjehere lojtaret rikthehen. Idea e cmendur Lavezzi per Interin, por fillimisht duhen shitje…
Bujar Berishaj

Ezequiel Lavezzi dhe Inter gjithmone jane pelqyer. Zikalterit kthehen perkohesisht qe te testojne terrenin per Pochon, por ne fund per arsye te ndryshme Inter eshte detyruar te heq dore.

Sot Gazzetta dello Sport ne editorialin ngrit vleresimin e ekipit milanez mbi anesorin e PSG, duke perseritur rrugen qe te con askund tjeter, pervec gremines. Per te rrembyer lojtarin Inter duhet te krijoj kushtet e nevojshme, shitjet e Guarin dhe Alvarez. Vetem keshtu zikalterit do mund te kishin likuiditetin e nevojshem per te bindur PSG qe te leshoj argjentinasin.

Sherbejne dy shitje te forta, perndryshe Lavezzi mbetet vetem nje ide e veres. Klubi parisien me Interin ka raporte te shkelqyera por nuk ka ndermend te bej zbritje: duhen 15 milione dhe 4.5 milione ne sezon per lojtarin. Sot kjo nuk eshte nje mister, Inter nuk ka likuiditetin e nevojshem. Duhen dy shitje qe ekipit t’i shtohet nje sulmues i katert. Pavaresisht mohimeve, kontaktet e Zenit me Inter per Guarin po vazhdojne, ndersa po pritet nje zhvillim i mundshem per Alvarez (Atletico Madrid?).

Drejtori sportiv Ausilio e di se thesai nga te dy shitjet nuk do te investohet vetem ne blerjen e nje sulmuesi te katert, por do te sherbej edhe si nje kthim i shpenzimeve te kaluara, p.sh tek blerja e Hernanes. Dhe pastaj ne minutat e fundit do te punoje ne nje huazim me te drejte blerje ne 2015, formule qe Ausilio e e ka perdorur kete merkato dhe ka qene ne gjendje te sjelle disa lojtar.

Paga e Pochos? Idea: 3.5 milione perfshire bonuset dhe nje rritje. Eshte e qarte se edhe Lavezzi duhet te zvogeloj pretendimet e tij lexohet tek Gazzetta. Sulmuesi nga ana tejter nuk eshte keq ne Paris, por do te deshironte te kthehej ne Itali. Dhe pastaj me Lavezzin, tekniku Mazzarri do te kete nje dispozicion disa sulmues qe meritojen gjithe respektin, dhe do ta lejoj ate ta perdore 3-4-2-1 qe e ka perdorur ne koherat e Napolit.

Megjithate sipas Tuttosport, eshte vete Mazzarri pengesa kryesore qe duhet kaluar. Raportet mes teknikut dhe lojtarit jane nderprere gradualisht, sic thuhet nga burimi i lajmit. Nuk te kishte asgje te pakapercyeshme, por ka dicka qe duhet te regjistrohet. Nga pikepamja e paster e karakterit, nuk do te ngacmohej nga deshira qe te punoj perseri me Lavezzin, megjithate nuk do te kundershtonte mundesine qe te kishte ne ekip nje element te rendesishem si argjentinasi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.