Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes, agjenti ne Milano, takon Thohir! Nani i thote po Interit! Agjenti i ben presion Moyesit…

Hernanes, agjenti ne Milano, takon Thohir! Nani i thote po Interit! Agjenti i ben presion Moyesit…
Donald Elmazi

Ne trasmetimin e SkySport24, ekspertet e merkatos Gianluca Di Marzio dhe Luca Marchetti kane bere nje permbledhje per merkaton e Interit. Ja se si eshte situata e perditesuar ne kohe reale:

Mirko Vucinic- “Ne rast se do te vinte Nani tek Inter, malazezi nuk do te jete me nje opsion per shoqerine zikalter. Mbi lojtarin mund te rikthehen skuadrat angleze”.

Nani- “Ne mbremje Interi nuk ka pritur dhe ka kontaktuar Manchester United. Portugezi eshte nje objektiv i madh i skuadres zikalter. Me te dhe brazilianin Hernanes, Walter Mazzarri mund te “dizenjoje” nje skuader shume te ngjashme me Napolin e tij. Duke folur per termat e mundshem te akordit, mund te shkohet ne kete drejtim: borxh me te drejte apo detyrim blerje. Tjeter aspekt per te mos nenvleresuar eshte dhe fakti qe lojtaret e Manchester United jane nga me te famshmit ne Azi dhe kjo do ishte nje “perfitim” per Thohir, qe do mbeshtet pikerisht tek portugezi edhe per zgjerimin e tregut te markes Inter. Mungon akoma pergjigjia e Manchester United, por ndermjetesit dhe agjenti po bejne presion per te bindur David Moyes qe te lere te lire lojtarin, ndersa vete lojtari ka pranuar destinacionin dhe termat ekonomike”.

Hernanes- “Agjenti i tij eshte ne Milano prej afro nje ore per te folur direkt me Interin. Mbetet “klecka” lidhur me Mbayen, qe kerkon shume per tu trasferuar tek Lazio, ne rast se djaloshi nuk do te pranonte duhet gjetur nje rruge tjeter. Perjashtohet mundesia e te paguarit “cash”, sepse 20 milione jane shume dhe koha eshte e paket”.

Guarin- “Nese do te vinte nje oferte interesante nga ana e Galatasarayit, gjithcka do te varej edhe nga qellimet e Kolumbianit, qe nga ana e tij vazhdon te kete nje marreveshje me Juventusin. Ne rast nje rihapje te tratatives atehere topi do kalonte tek Interi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.