Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

686 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes: “Ambienti pozitiv, duam te fitojme. Duhet te perfshihem me shume, roli…”

Hernanes: “Ambienti pozitiv, duam te fitojme. Duhet te perfshihem me shume, roli…”
Ardi Deda

Braziliani Hernanes, i mare ne interviste nga Inter Channel, ka folur per fillimin e kampionatit, pa harruar sfiden kunder Stjarnan: “Ka nje pritje te gjate per kampionatin por me pare duhet te mendojme per Stjarnan, vetem me pas mund te mendojme per Torinon. Kam shfrytezuar keto muajt e pare tek Inter per te njohur te gjithe stafin dhe ato qe punojne me Interin. Ndihem si ne shtepi tek Inter dhe jam gjendur mire menjehere. Kam mesuar te njoh shpresat e tifozeve dhe historine e ketij klubi te madh”.

Lider – Nuk ndryshoj qendrimin tim. Tek Sao Paulo vija nga sektori i te rinjve, ketu jo por ka rendesi ajo qe ndjej, ate qe i vendos vetes si objektiv. Ka nevoje per pasion por pa besimin e shokeve, te teknikut dhe te gjitheve mbetet gjithsesi e veshtire per tu shprehur ne maksimum”.

Braziliano-Evropian – “Ndoshta po, kam dashur gjithmone ti bej gjerat ne nje menyre te caktuar, edhe ne futboll. Studioj skuadrat kundershtare, taktikat e tyre, perpiqem gjithmone te jem i gatshem. Eshte kjo menyra ime per te menduar dhe per te jetuar”.

Kampionati – “Seria A ka humbur ndonje kampion por ne Itali eshte gjithmone e veshtire, edhe kur luan kunder skuadrave qe duhet te shpetojne. Eshte nje kampionat shume i luftuar dhe kjo me pelqen”.

Atmosfere e re – “E ndjej, edhe une kam shume deshire te bej mire dhe te pergatitem ne maksimum per te fituar dicka te rendesishme. Inter e meriton eshte nje klub i madh dhe eshte nje ambient shume pozitiv”.

Taktika – “Goditja nga larg eshte nje cilesi e imja por duhet te perfshihem me shume perpara, mund te jete vendimtare me lojen nga krahet. Po stervitemi per kete dhe me pas kjo gje do te vij automatikisht edhe ne ndeshje. Me pelqen te jem ne qender te lojes”.

Roli -“Ne te kaluaren luaja me mbrapa, si mediano, nuk futesha shume perpara. Por une jam ne dispozicion, me ka pelqyer roli i mesfushorit te brendshem, rol ne te cilin kam luajtur kunder Stjarnan. Kam gjuajtur 5 here dhe aty mund te jap shume. Shpresoj te bej nje sezon te madh”.


© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.