Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,960 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes, cfare Top Player-i. Interi fiton ne Firenze dhe Icardi i flet qarte Mazzarrit. Milito, nuk shkon keshtu!

Hernanes, cfare Top Player-i. Interi fiton ne Firenze dhe Icardi i flet qarte Mazzarrit. Milito, nuk shkon keshtu!
Redi Asabella

Skuadra qe fiton nuk ndryshohet; duke ndjekur kete aksiome sportive Walter Mazzarri – rivendos po te njejten njembedhjeteshe protagoniste ne garen fituese kunder Sassuolos. Samuel i konfirmuar ne qender te mbrojtjes, mbrojtesi argjentinas, ne fund te ndeshjes do te rezultoje nje nga me te miret ne fushe.

Interi tregon qe ne fillim qe nuk e ka frike Fiorentinen, ne 35 minutat e para ne fushe ka vetem nje skuader. Lojtaret e Mazzarri-t duken kompakte dhe te vendosur, lojtaret e Fiore-s nuk arrijne gati asnjehere te krijojne aksione qe te shqetesojne Handanovic. Nga 13 deri ne 25′ krijohen te pakten 3 raste per shenim per zikaltrit: nje shtylle e Palacio dhe dy raste te humbura nga Milito.

Lojtaret e Montella-s nuk duken ne fushe. Cuadrado nuk arrin dot te beje diferencen, kolumbiani ka presionin e forte te Nagatomo dhe te nje Hernanes i lavderueshem, qe sakrifikohet ne fazen mbrojtese duke i dhene jete – bashke me japonezin – nje dyfishimi gati sistematik ne dem te anesorit viole. Ne minuten e 34 vjen avantazhi i merituar: Guarin merr topin ne hyrje te zones, lirohet nga kundershtari direkt, finton gjuajtjen dhe i jep vlere levizjes ne thellesi te Palacios. Argjentinasi kontrollon dhe e ndjek topin duke shenuar kunder nje Neto shume te ngathet. Pjesa e pare mbyllet keshtu, me Interin ne avantazh plotesisht te merituar.

Atehere, mund te rrime te qete me Interin? ASNJEHERE! Fiorentina hyn ne fushe me kemben ne pedalin e gazit dhe i duhen 30 sekonda qe te fitoje kornerin e pare dhe pak me shume se nje minute qe te gjeje golin e barazaimit: Cuadrado lihet i lire shume prane zones dhe kolumbiani ka gjithe kohen qe te marre shenje dhe te shenoje ne shtyllen e dyte te portes se Handanovic.

Ne kete episod, portieri zikalter nuk duket pa faj, per me teper, Samiri (Sakeq sic thote Shakohoxha) hidhet me oren ne nje tjeter “zone kohore”. 1 me 1 dhe e gjitha per tu ribere. Ndeshja ndryshon, Fiorentina merr guxim dhe zikaltrit “shkurtojne” skuadren, gjithsesi, nuk hiqet asnjehere dore nga kundersulmet e rregullt dhe te rrezikshem. Walter Mazzarri therret ne Stol Diego Milito-n – gjithmone e me shume hija e vetes se tij – dhe fut ne fushe Mauro Icardin. I duhen vetem 10 minuta “Maurito”-s per tu shkeputur nga vija e offside-it dhe te shenoje nje gol sulmuesi race, nga asistimi i nje Nagatomo version samurai. Pas 2-1 Interi mund ta mbylle ndeshjen perfundimisht por si gjithmone, rrezikon ne menyre dramatike qe ta rihape: dyshja Matri-Gomez shkon shume afer barazimit ne sekondat e fundit.

Mire qendrimi ne fushe. Interi duket skuader e rigjetur, Hernanes ka mare qe tani per dore shoket e vet, braziliani eshte kthyer ne kohe shume te shkurter, kolona mbajtese e lojes se Walter Mazzarri-t. Guarin po tregon ne fushe nje karakter qe dukej i zhdukur prej kohesh.

Keq per sa i perket cinizmit. Interi do shume kohe qe ti mbylle ndeshjet dhe shume pak per ti rihapur. Duhet me shume cinizem ne 20 metrat e fundit dhe me shume kthjelltesi. Mund ta jape Milito? Tani per tani. jo…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.