Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,227 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes dhe Kovacic largojne Alvarez

Hernanes dhe Kovacic largojne Alvarez
Ardi Deda

I blere nga Inter ne veren e vitit 2011 nga Velez Sarsfield per 6 milione plus 4 bonus, Ricardo Alvarez qe ne fillim ka ndare tifozet interiste. I njohur per teknike te shkelqyer dhe me nje te majte shume te mire, Alvarez gjiithmone ka vuajtur peshen e fanelles zikalter duke mos ia dale kurre ti jape vazhdimesi numrave dhe lojes qe ka shfaqur gjate qendrimit te tij ne zikalter. Lojtar shume i mire taktikisht por ka paguar aftesine e tij per te luajtur ne shume zona te fushes duke mos ia dale per te gjetur nje vendosje taktike.

Kryqezimi dhe kenaqesite – Ne dy vitet e para tek Inter nuk ka arritur kurre te gjej hapesira dhe vazhdimesi. Shpesh i fishkellyer nga tifozeria zikalter, Alvarez ka treguar qe e meriton nje skuader si Inter vetem ne muajt e fundit te sezonit te kaluar nen drejtimin e Stramaccioni. Fillimi i sezonit aktual ishte ne te njejtat linja me muajt e fundit te sezonit te kaluar: 4 gola dhe 3 asist ne 11 ndeshje qe ka luajtur si sulmues i dyte duke mbeshtetur Palacio. Ardhja e muajit nentor ka shenuar parabolen e re zbritese te mesfushorit i cili duke u terhequr ne rolin e mesfushorit anesor te majte, ka humbur intensitetin dhe sigurine duke bere nje seri paraqitjesh zhgenjyese. Numrat e sezonit te tij zikalter nuk lene vend per shpetim per 26 vjecarin nga Buenos Aires: me te ne fushe Inter ka arritur 8 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje, ndersa pa te Inter ka marre 6 fitore dhe 2 barazime.

Rinovimi eshte larg – Mazzarrri ka treguar qe beson tek Alvarez duke e hedhur ne fushe sa here qe ka qene i disponueshem dhe do te donte te mbeshtetej tek argjentinasi edhe gjate sezonit te ardhshem. Kontrata e argjentinasit mbaron ne 2016, agjenti i lojtarit po diskuton rinovimin e kontrates me zikaltrit, marreveshje e cila per momentin duket shume larg per shkak te kerkesave te tepruara te lojtarit i cili kerkon qe ti dyfishohet paga duke superuar dy milione e gjysem euro ne sezon.

Valixhet gati – Shoqeria per momentin e konsideron shume te larte kerkesen e lojtarit duke mos e konsideruar ne te njejten linje me paraqitjet e lojtarit. Lojtari nga ana e tij mund te mbeshtetet te skuadra te ndryshme qe e kerkojne. Jane te njohura interesat e Borussia Dortdmund dhe Arsenal, dhe lojtari do te qendronte ne Milano vetem me nje rol prej protagonisti. Skuadra e Mazzarrit duket se ka gjetur lojtaret e duhur per ne mesfushe si Hernanes dhe Kovacic dhe me blerjen e nje mediano dhe me qendrimin e Guarin, skuadra mund te beje pa argjentinasin. Ne oret e fundit shume zera do te donin perfshirjen e Alvarez ne tratativen per te arritur tek mesfushori i Napolit Marek Hamsik

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.