Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,210 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes: “Fanella e Interit eshte e fuqishme, Vidic do te na ndihmoje. Nga Mazzarri me ka goditur…”

Hernanes: “Fanella e Interit eshte e fuqishme, Vidic do te na ndihmoje. Nga Mazzarri me ka goditur…”
Ardi Deda

Hernanes ka dhene nje interviste te gjate per Corriere dello Sport. Ja dhe fjalet e brazilianit:

Sa i madh eshte boshlleku midis Interit dhe skuadrave qe ndodhen perpara?

“Nuk mendoj se eshte i madh sic jane piket e diferences larg Juventusit, Romes dhe Napolit te cilet te bejne te mendohesh. Interi ka kaluar nje moment ndryshimesh ne shoqeri dhe skuadra nuk ka mundur te jape gjithcka qe mund te jepte”.

Juventusi meriton titullin e trete rradhazi?

“Pa dyshim sepse ka fituar shume ndeshje rradhazi duke treguar nje vazhdimesi te pabesueshme. Ne fillim te kampionatit Roma ka fituar 10 ndeshje rradhazi dhe dukej se kishte bere dicka te mahnitshme, por ishte e mjaftueshme qe verdhekuqte te barazonin 2-3 ndeshje dhe juventinet ti kalonin. Juventusi e meriton vendin e pare edhe kete vit”.

Ne kampionatin e ardhshem mund te luftoni per titull?

“Do ta provojme”.

Dhe mund ta fitoni?

“Inter eshte… Inter. Kjo fanelle eshte e ‘fuqishme’, kemi mbrapa kraheve nje shoqeri te madhe por edhe Juventusi ka kualitet te madh, por ne nuk jemi prapa. Di vetem qe dua dhe kam ardhur ketu vetem per te fituar. Ne jeten time kam menduar gjithmone se mund te bej shume edhe duke pasur pak. Imagjinoni se cfare mund te bej tani qe kam shume. Ne 2-3 vitet e ardhshme duam titullin”.

Vidic do ju vij ne ndihme?

“Kemi mbrojtesa shume te mire dhe tani, por Vidic ka cilesi, maturim dhe eksperience te mjaftueshme per te na ndihmuar”.

Te shtunen do te sfidoni Veronen qe juve ju sjell nje kujtim te bukur.

“Kam sfiduar Veronen vetem nje here ne karrieren time, ne kupen e Italise ne janar te vitit 2012, dhe fitonim me rezultatin 3-2. E shenova une golin e fitores nga nje goditje denimi ne minutat shtese”.

Nga cili keni mesuar te gjuani goditjet e denimit?

“Nga Marcellino Carioca, qe per shume vjet te Corinthias ka qene nje specialist, por edhe nga Juninho Pernambucano dhe nga Beckham”.

Cili eshte sekreti per te gjuajtur si me te majten dhe me te djathten?

“Jam i djathte, por kur isha 12-13 vjec kur luaja kalceto dhe jo futboll doja te behesha mengjerash. Me pelqeinin mengjerashet dhe u perkushtova shume te mesoja te shkruaja dhe te godisja me te majten”.

Kur do te mberrije goli i pare me Interin?

“Shpresoj se shpejti, po gjej formen ideale dhe mbas 1-2 javesh do te jem ne top forme”.

Kandidoheni per te qene gjuajtesi i penalltive te skuadres?

“Me pare eshte e nevojshme qe te na japin ndonje penallti (qesh) …gjate karrieres i kam goditur gjithmone keshtu qe asnje problem”.

Dini qe Mazzarri ju vlereson prej kohesh dhe do te kishte dashur tju trajnonte edhe tek Napoli.

“Ma kane thene kur nisi tratativa me Interin. Me eshte bere qefi sepse eshte nej trajner i madh”.

Cfare ju ka goditur me shume tek ai?

“Menyra se si i pergatit ndeshjet. Kur shkojme ne fushe te dielen dime ekzaktesisht se cfare duhet te bejme ne funksion te levizjeve te kundershtarit. Mazzarri nuk i le asgje rastesise”.

Perpara se te mberrinit tek Interi, keni qene ndonjehere afer ndonje skuader tjeter?

“Kisha degjuar disa zera, por agjenti im nuk ka ardhur kurre ne Itali per te folur sic ndodhi ne janar”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.