Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,871 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes: “Inter, jam gati te jem lideri yt. Kjo skuader nuk ka qene ne B, kjo per mua do te thote…”

Hernanes: “Inter, jam gati te jem lideri yt. Kjo skuader nuk ka qene ne B, kjo per mua do te thote…”
Xhorxh Gellci

Gjithcka eshte gati per prezantimin e blerjes me te rendesishme te Interit ne janar. Ne Pirelli Flagship Store ne Milano, per here te pare ndodh nje prezantim, dhe lojtari eshte pikerisht Hernanes. Keto jane pergjigjet e tij, te sjella ne shqip nga inter.al:

Eshte nje nga ditet me te rendesishme te karrieres tende.
“Eshte e vertete, jam shume i lumtur qe jam pjese e kesaj shoqerie. Eshte nj emocion i madh, do te doja qe edhe disa persona qe me kane mbeshtetur ne keto vite te ishin ketu. Por do te jene njelloj te lumtur edhe nga larg.”

Si ka shkuar mes Lazios dhe Interit? Deshiron te qartesosh gjithcka?
“Kam folur shume here, por nuk eshte kurre mjaft: qe ne momentin qe kam marre vesh qe Interi me donte, kam menduar menjehere te pranoj sepse ishte nje hap i rendesishem ne karrieren time, nje mundesi unike per mua. Me kane bere te ndjehem menjehere i rendesishem dhe menjehere kam qene i kenaqur qe kishte kete interesim, prandaj doja qe te dy palet te binin dakord per kete tratative. Eshte nje kenaqesi te deshirohesh nga nje skuader si Inter, nje skuader me nje fanelle qe peshon shume ne futbollin italian dhe internacional. Jam krenar, e prisja te shkonte mire per te gjithe.”

Ka shume pritshmeri, sidomos ne nje vit te veshtire:
“Po, por jam i bindur qe do bejme mire. Kam pare shume kualitet ne kete grup, jam i kenaqur per zgjedhjen time. Ka nje trajner te madh, qe ka ndikuar shume ne kete zgjedhje: me Mazzarrin mund te rritem akoma si futbollist. Kemi te gjitha mundesite per te bere mire dhe per te arritur nivele te larta. Jam gati te luaj futbollin time, te bej ate qe di te bej. Eshte nje moment i shkelqyer per karrieren dhe jeten time: prej tre vitesh shoh Interin nga jashe, tani kam deshire te fitoj me te dhe besoj qe te gjithe shoket e mi dhe trajneri duan te bejne te njejten gje.”

Cili eshte roli yt i preferuar?
“Mefushor i brendshem i majte ose i djathte, por ne Kombetare luaj para mbrojtjes dhe ne Lazio lauja si trekuartist. Por preferoj te luaj si mesfushor i brendshem sepse mund te bej fazen mbrojtese dhe te finalizoj.”

Ke folur me Mazzarrin?
“Po, i kam thene qe roli im i preferuar eshte ai. Por kur isha 14 vjec fillova si mbrojtes krahu i majte… Ne mesfushe gjendem mire kudo, varet nga kerkesat e trajnerit. Nese deshiron lojtare qe ti vendose mbrapa per te nisur aksionin, per mua nuk ka asnje problem.”

Ti ke qene prane Interit edhe tre vjet me pare. Ka ndikuar ky fakt ne zgjedhjen e tanishme?
“Nuk e mbaja mend, ne Brazil kisha 10 mije agjente dhe nje nga ata me beri te firmosja nje propozim te Interit. Pastaj nuk e dija cfare ndodhi. Une mbaj mend qe mund te isha pjese e Interit qe ka fituar gjithcka.”

Ndjehesh i lirshem ne kete ambient te ri? Dhe tre vjet e gjysem me vone, je gati per te marre Interin per dore?
“Po, ndjehem shume mire dhe i falenderoj te gjithe per pritjen pozitive. Ndjehem ne shtepi qe tani, edhe ne Pinetina jam pritur shume mire. Dhe sigurisht jam gati, jam 28 vjec dhe ne jeten time i kam arritur gjithmone objektivat, ndoshta me eshte dashur pak kohe, por e kam marre gjithmone cfare deshiroja. Une besoj qe Zoti menaxhon gjithcka, pastaj nen te gjitha aspektet ndjehem i pjekur dhe gati per kete eksperience.”

Cfare ka ndodhur jashte Formellos (qendra stervitore e Lazios)? Ke nje mendim per lazialet?
“Une jam gjendur shume mire ne Rome, gjithmone eshte folur per oferta por askush nuk me ka dashur si ata, prandaj  i falenderoj. Por Inter me ka deshiruar me cdo kusht, dhe i jam mirenjohes per kete mundesi dhe per besimin qe me dhane.”

E ke pare ndeshjen me Juven? Cfare mendon te japesh per te zgjidhur problemet e Interit?
“Une kam pare dy gjera pozitive: kualitetin e grupit dhe faktin qe te gjithe tek Juventus ktheheshin mbrapa kur Interi kishte topin. Ky eshte respekt per kudershtarin, dhe kjo me ka mjaftuar per te patur me shume entuziazem.”

Cfare mendon se mund te rregullosh?
“Une kam shume deshire per te fituar, se bashku mund te arrijme rezultatet. Kjo ka rendesi ne futboll, mendoj se mund te arrij rezultatet me vendosmerine time.”

Je tek Inter per te fituar? Por cfare mungon Interit per te qene i barabarte me Juven?
“Kualiteti eshte dhe eshte gjeja me e rendesishme, pavaresisht momentit ka lojtare te medhenj dhe nje trajner te madh. Mund te luftojme me kedo, duhet kohe.”

Te diel mund te emocionohesh duke hyre ne San Siro?
“Sigurisht, kur e kam pare heren e pare isha i impresionuar nga bukuria, eshte nje fushe magjike. Por ne lojtaret jemi te mesuar me keto situata, shpresoj te filloj mire.”

Fakti qe je blerja me e shtrenjte e merkatos te influencon?
“Une jam i pergjegjshem dhe di te vleresoj gjerat. E di qe ka qene nje investim i madh, por nese shpenzohet kaq shume eshte sepse besohet tek une, do te mendoj vetem per ate qe di te bej. Dhe ate qe me ka sjelle ketu do te vazhdoj ta bej, do te stervitem gjithmone, do te mundohem te mesoj, sepse keshtu jam rritur. E di qe mund te permiresohem akoma.”

Duke u stervitur me te rinjte, mund te na thuash kush te ka bere me shume pershtypje dhe nese di te japesh keshilla?
“Nuk mund te them nje emer ose nje tjeter, por e dija qe ketu ka shume kualitet. Duke i pare nga afer, e kupton me mire.”

Cfare te pelqen me shume nga Interi dhe nga historia e tij?
“Qe ka qene klubi i vetem ne Itali qe nuk ka qene kurre ne Serine B, dhe kjo do te thote qe eshte nje shoqeri serioze qe di si ti marre rezultatet. Pastaj ka qene gjithmone larg skandaleve, dhe kjo me pelqen. Dua te jetoj ne paqe, duke bere gjerat e duhura, dhe te jem ne nje shoqeri si kjo me ndihmon.”

Si ndihesh kur prezantohesh si nje yll?
“Eshte nje moment i mrekullueshem, e mbaj mend kur isha femije dhe merrja autobuzin per ne stervitje. Por kisha ide te qarta ku doja te arrija, nje dite kam hyre ne nje kishe evangjeliste dhe predikuesi me ka bere te shkruaja endrren qe doja te realizoja. Isha 16 vjec, prej atij momenti, objektivi im kryesor ishte futbolli, dhe te vij ketu eshte nje enderr qe po behet realitet, nuk kam fjale te pershkruaj kenaqesine time.”

Ne aspektin e Boterorit, kalimi tek Inter mund te te krijoje me shume hapesire? Ke folur me Scolarin?
“Nuk kam folur akoma me Scolarin, por besoj se me jep me shume besueshmeri. Jam tek Inter, niveli eshte rritur, mendoj se eshte ai i duhuri.”

Ne Rome the qe do te shenoje dhe do fitonit derbyn? E ndjen ta thuash edhe ne Milano?
“Ajo ishte dicka qe ma kerkuan tifozet, nuk kam thene fiks ashtu. Nuk dua te bej premtime, edhe pse jam “Profeti” nuk i bej, pervec se te vendos shume impenjim per te marre rezultate sic kam bere gjithmone. Gjerat e medha vijne si rrjedhoje. Te punojme dhe te djersijme.”

Ka nje kampion tek Inter ku inspirohesh?
“Ronaldo, nje nga me te fortet e historise. Por edhe Recoba, lojtaret qe luajne me te majten me pelqejne dhe ai ka bere gjera te medha ketu.”

Mund te na i tregosh ne gjuhen portugeze emocionet e kalimit nga Lazio tek Inter dhe objektivat e tu?
“Eshte nje moment shume i rendesishem ne karrieren dhe jeten time, pas tre vitesh ne nje klub te madh si Lazio, ku kam patur sukses, tani vjen Inter, qe me ka bere nje propozim te shkelqyer, duke me ofruar mundesine te rritem. Kishte shume klube qe me donin me vertet, por jam i lumtur qe jam ketu, do te jete nje hap i rendesishem ne karrieren time. Faleminderit Lazios dhe faleminderit Interit per besimin ne punen time dhe tek une vete.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.