Hernanes-Inter mbyllet neser? Agjenti ne Milano, diskutimi per shifrat…
“Propozimi i Interit eshte mes 12 dhe 13 milion plus te gjithe kartonin e Mbaye, por Lotito kerkon 2-3 milion me shume. Megjithate ka shume optimizem dhe shume besim. Mbaye do e perfundonte kampionatin me Livornon, por gjithsesi do i duhet te gjeje marreveshjen me Lazion. Nderkohe vleresimi i tij po krijon disa probleme,duke pare qe ka burime qe flasin per 15-16 milion qe do i kalojne Lazios, kurse nga burimet e Interit flitet per 10 milion. Neser ne Milano do te vije prokuratori i Hernanes, prandaj do te jete nje dite e rendesishme. Natyrisht mungojne firmat, por tratativa ka nisur plotesisht.” – keto jane te rejat te ofruara nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio mbi Hernanes.