Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes konfirmohet si me i miri. Super edhe Handanovic. Nderkohe Obi…

Hernanes konfirmohet si me i miri. Super edhe Handanovic. Nderkohe Obi…
Inter Club Staff

Eshte serisht Hernanes(nota 7), me i miri ne fushe per Interin. Sipas Gazzetta dello Sport, ne fitoren e Interit dje ne Cesena Braziliani ishte me i miri ne fushe per zikalterit.

Super asisti i dhene per Palacion i cili me pas fitoi edhe penalltine ishte veprimi qe vendosi ndeshjen. Hernanes me ate veprim tregoi klas te paster dhe me lojen qe beri meritonte edhe golin te cilit ju afrua shume. Shume mire edhe ndeshja e Handanovic(nota 7 edhe ai): Numri nje i zikalterve ishte shume deciziv tek rasti i Djuric dhe me pas tek rasti i Cascione. Me ne fund rikthehet te ndjehet edhe prezenca e Palacios(nota 6,5): I bukur veprimi ku fitoi penalltine dhe portieri Leali doli me te kuq, por me pas shperdoron ne fund te ndeshjes nje rast qe mund te shendrrohej ne gol. Me pak fjale po rikthehet bishtaleci ne forme.

Nota negative? Obi(nota 5,5). Vrapon shume por nuk e ben mire rolin e mesfushorit te krahut. Interi aty ka nevoje per dicka tjeter. Dodo(5,5): E nis mire por ne 20 minutat e fundit zhduket teresisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.