Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Hey amigo, lamtumire”: Ja sa milione euro po i kushton Interit largimi i Alexis Sanchez: “Nje shifer qe…”

“Hey amigo, lamtumire”: Ja sa milione euro po i kushton Interit largimi i Alexis Sanchez: “Nje shifer qe…”
Inter Club Staff

Alexis Sanchez dhe Inter kane gjetur marreveshjen per te prishur kontraten e lidhur rreth dy sezone me pare.

Klubi zikalter ka arritur keshtu gjuhen e perbashket me kilianin dhe largimi i tij tashme eshte i sigurt: ai do te transferohet ne France te Marseille.

Per kete flet sot La Gazzetta dello Sport, e cila tregon edhe detajet e asaj qe po ndodh, duke zbuluar edhe shifrat:

“Diten e sotme, agjenti Fernando Felicevich pritet ne seline e Interit per te hedhur firmen ne prishjen e kontrates”.

“Kjo marreveshje do i kushtoje Interit plot 5 milione euro e cila nuk eshte nje shifer e vogel per te larguar nje lojtar”.

“Por edhe pse largimi i Sanchez ka nje cmim te kripur, nga ana tjeter, Inter ka edhe nje perfitim te vogel per sa i perket pages”.

“Inter nga i gjithi ky operacion, ne sezonin 2022-2023 do te arrije te kurseje rreth 6 milione euro ne total per sa i perket pages”.

“Nderkohe, Alexis Sanchez do te nenshkruaje me Marseille nje kontrate dy vjecare me rreth tre milione euro ne sezon”.

“Sanchez largohet nga Interi me 20 gola ne 108 ndeshje dhe ne syte e tifozeve eshte normalisht ai gol ne minuten e 120 ndaj Juventusit ne finalen e Superkupes se Italise. Por normalisht edhe me nje keqardhje te madhe: ate karton te kuq ndaj Liverpool ne Champions League”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.