Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

923 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hidhet poshte versioni i Gazzettes: “Sherr Lukaku-Brozovic? Genjeshtra. Ja cfare ka ndodhur ne te vertete”

Hidhet poshte versioni i Gazzettes: “Sherr Lukaku-Brozovic? Genjeshtra. Ja cfare ka ndodhur ne te vertete”
Inter Club Staff

Po ben qe te diskutohet jo pak ne keto ore sherri i presupozuar ndermjet Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku ne fund te ndeshjes se Champions League kunder Slavias se Prages. 

Sipas lajmit qe dha sot ne mengjes Gazzetta dello Sport, Brozovic ka pasur nje perplasje me Lukakun menjehere pas ndeshjes qe per pak nuk ka perfunduar ne perplasje fizike.

Gjithmone sipas te perditshmes italiane, ata jane ndare nga shoket e skuadres te cilet kane shmangur nje perplasje te mundshme.

Por sipas asaj qe tregon ne keto minuta SportMediaset, diskutimi i dy lojtareve te Interit nuk ka ndodhur ne fund te ndeshjes por gjate pushimit te pjeseve ndermjet te pares dhe te dytes ku belgu i ka kerkuar shokeve te skuadres me shume kurajo ne fazen sulmuese.

Gjithmone sipas Sport Mediaset, Antonio Conte i ka lene vete lojtaret qe te diskutojne per kete gje qe te gjithe bashke te dilnin ne nje perfundim se si te arrihej tek objektivi i perbashket e te fitohej nje ndeshje delikate.

“Diskutime te tilla jane te mirepritura, por duhet te jene gjithmone te orientuara tek fitorja”, kane qene fjalet e Contes te cilat jane shpjeguar edhe nga Sport Mediaset qe shpjegon se asnje moment te dy lojtaret nuk kane folur me fjale te papershtatshme ndaj njeri-tjetrit dhe nuk kane pasur tensionin qe eshte pershkruar sot nga Gazzetta dello Sport.

Sipas tyre, nuk ka qene nje sherr por nje diskutim normal ne nje dhome zhveshje futbolli ku diskutime ka gjithmone.

Dicka te tille e tregon edhe gjendja morale e mire e te dy lojtareve qe pas ndeshjes kane ndaluar per tifozet duke i pershendetur dhe duke dhene autografe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.