Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

793 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Higuain i dergon nje mesazh te forte Lautaros: “Po e paralajmeroj njehere e mire: te mos…”

Higuain i dergon nje mesazh te forte Lautaros: “Po e paralajmeroj njehere e mire: te mos…”
Inter Club Staff

Qe nga rreshtat e te perditshmes argjentinase La Nacion, Gonzalo Higuain, ish-sulmues i Juventusit dhe Napolit, ka derguar nje mesazh per Lautaro Martinez.

Ai ka folur per lojtarin e Interit, qe shpesh here njerezit e quajne edhe si pasardhesin e tij ne Serie A dhe te Kombetarja.

“Mbi e gjitha une kam nje mesazh per te: te qendroje i qete sepse rrugetimi eshte ende i gjate. Nuk ka fituar akoma asgje.”

“Per tani Lautaro ndodhet mire, sepse te gjithe flasin mire per te ne Kombetare, ashtu si ndodhte edhe me mua deri te Boterori ne Brazil.”

“Perpara asaj kohe isha me i miri sulmues ne bote per ta por pastaj perfundoi gjithcka, une nuk beja me asnje lel.”

“Deri atehere kisha shenuar 9 gola ne kualifikuese, dicka qe askush nuk e tha, ndersa me pas, te gjithe e harruan.”

“Do i thoja Lautaros te rrije i qete, sepse tani ka vetem lule dhe fjale te bukura per te. Por kur te vi momenti ne ndonje Boteror apo Kupe Amerike, ku per fatin e keq do te humbase ndonje gol, Lautaro nuk do te jete me Lautaro por do behet nje problem.”

“Do i jepja nje mesazh tani: te mos mendoje per veten as si me i miri por as si me i keqi. Te mendoje per veten si Lautaro. Kaq.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.