Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

702 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hipokrizi pa fund – Te gjithe flasin per Nainggolan kur del nje te shtune mbrema por askush nuk flet kur…

Hipokrizi pa fund – Te gjithe flasin per Nainggolan kur del nje te shtune mbrema por askush nuk flet kur…
Inter Club Staff

Interi eshte brenda tyre, si nje ndenje, si nje mision per tu derguar deri ne fund. 

Mbi te gjitha tani qe jemi ne javen qe do te shohe zikalterit ne perballjen ne derbi ndaj Milanit por me pas edhe ne Camp Nou kunder Barcelones.

Jane dy lojtaret qe nuk duan te humbasin keto ndeshje per asgje ne bote: Marcelo Brozovic dhe Radja Nainggolan.

Per ta treguar kete gje, sipas asaj qe tregohej dje nga Interi ne faqen e saj zyrtare, ata kane hequr dore nga dita e pushimit me deshire dhe ne vend qe te kalonin nje dite te plote prane familjeve te tyre kane zgjedhur qe te sterviteshin ne Pinetina nderkohe qe shoket (me perjashtim te atyre qe jane te grumbulluar me kombetaret) po shijonin diten e pushimit te dhene nga Spalletti.

Ja cfare shkruan Corriere dello Sport per kete: 

“Radja Nainggolan dhe Marcelo Brozovic po provojne te bejne te pazakonten ne prag te derbit.”

“Nese dje skuadra nuk ka punuar dhe ka shijuar nje dite pushimi prej dy ditesh e gjysem (te dhena nga Spalletti) per belgun dhe per kroatin dyert e qendres sportive kane qene te hapura. Si dje por edhe ashtu edhe sot.”

“Asnje hezitim: te dielen duan te jene gati. Derbi eshte tek porta dhe asnjeri prej atyre nuk deshiron ta humbase ate. Keshtu ata kane hequr dore nga nje fundjave larg Milanos me familjen e tyre dhe kane zgjedhur te bejne nje program stervitje per te qene ne formen me te mire te mundshme ne derbin e Milanos.”

“Nje tregues i bukur se si lidhja me bluzen zikalter per dy profesioniste si ata po forcohet cdo di te e me shume. Ne te kaluaren te dy ata jane akuzuar se nuk kane pasur sjelljet qe nje lojtar profesionist duhet te kete brenda dhe jashte fushes por ata pergjigjen keshtu.”

“Ndonjehere hipokrizia nuk ka fund: behet lajm ne te gjithe boten kur Nainggolan del me gruan e tij nje te shtune ne darke ne nje diskoteke te Milanos por gjeste te tilla qe jane gjithmone e me shume te rralla ne futbollin e sotshem kalohen pa u vene re si dicka e zakonte.”

“Jo, eshte e pazakonte te shikosh lojtare te sterviten ne dite pushimi dhe per kete duhet pergezuar si Radja Nainggolan por edhe Brozovic.”

“Ata te dy po behen cdo dite e me shume lidera tek zikalterit. Kujtojme qe Radja e ka bere kete gje edhe kur ishte i demtuar ku nuk beri asnje dite pushim ne kerkim te rekuperimit ndersa Brozovic u rikthye nga pushimet e boterorit nje jave me para se sa parashikonte leja.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.