Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,537 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Historia e Mbaye: Nga Senegali tek miti i Facchetit, Mou, Strama dhe dopieta e Marassi-t…

Historia e Mbaye: Nga Senegali tek miti i Facchetit, Mou, Strama dhe dopieta e Marassi-t…
Ardis
  • On 11/03/2014, 15:04

Thote 33. Pinzolo, vere 2012, Ibrahima Mbaye eshte nje djalosh qe akoma nuk ka mbushur 18 vjec. Qe aty fillon historia e tij magjike me futbollin, kjo fabul qe tashme po behet realitet. Trajner eshte Andrea Stramaccioni, njeriu qe e rriti Ibrahima tek te rinjte zikalter. Qe me vone do ta rigjeje tek te medhenjte, fati ndonjehere te bekon me rrugen e duhur. Sepse fabula ka nje moment kthese. Kur – ne Pinzolo – i kerkojne se cfare numri deshiron te kete ne bluzen e tij. Ibra – te gjithe e therrasin keshtu por nuk ka lidhje fare me Zlatan-in – ben te kuptoje menjehere qe nuk i mungon personaliteti: “Dua numrin 3, por nuk eshte e disponueshme. Do te marr numrin 33”. Dikush mbeti me goje hapur, edhe te mendosh qe 3 i Facchettit per nje 17 vjecar nuk eshte dicka qe e shikon dite per dite. Dhe serish, Mbaye, nuk e zgjodhi rastesisht. Numrin 3 ai e ka pasur ne bluze qe kur luante me te rinjte, tek Primavera dhe jo vetem. Sepse boten e Giacinto-s ja ka treguar Luca Facchetti, i biri i legjendes zikalter dhe trajner i te rinjve tek Inter, ne fshehtesi. Nje mbasdite ne shtepi: foto, mbrapaskena, histori qe e shkundin Ibra-n. Nje djalosh qe eshte duke u bere i madh, vitlindja 1994 ne pashaporten e tij nuk e ka trembur kurre. Djeg etapat, Mbaye. Ka zgjedhur Livornon per tu rritur, shoqeria ideale ku nderton te ardhmen me nje vit te pare ne Seria A si titullar i perhershem, nje fat qe jo te gjithe te rinjte mund ta kene. Ibrahima e ka, zgjedhja e duhur ne kohen e duhur. Me merita ne fushe. Ku ka terhequr vemendjen e te gjitheve, si atehere kur Mbaye ishte 14 vjec. Agjenti i tij, Beppe Accardi, e shikon te luaje tek Etoile Luisiana, shkolla e futbollit afer Dakar-it – ne Senegal – e themeluar nga nje Jose Mourinho. The Special One, i telefonon Accardit mbasi i kishte propozuar per te marre Mbayen, Ausilios. Ishte Jose ai qe kembenguli per ti dhene nje rast, nje prove (audicion) tek Interi. I mahnitur nga ai djalosh qe mendon si nje lojtar i pjekur dhe me topin di si te luaje. Nuk mund te humbasesh kohe, ishte Walter Sabatini – nje tjeter i interesuar qe per lojtaret e rinj ka shume nuhatje te sakte – te gatshem per ta transferuar Ibra-n tek Palermo e tij. Mbas Mbayes u dashuruan menjehere, mjaftoje ta shikoje duke luajtur ne prove per ta blinduar menjehere. Dhe te parat 200 € te fituara nga rroga? I ka shpenzuar per nje dhurate ndaj familjes Accardi, ky eshte Mbaye. Kjo eshte historia e nje djaloshi qe jetonte ne nje distance te vogel nga Dakar-i, ne ate shkolle futbolli ku femijet rriten ne fushe dhe jashte saj, ushqehen, dhe ndihmohen qe te studiojne. Dhe te enderrojne per futbollin qe eshte e rendesishme. Ibrahima e ka merituar. Perdor kemben e djathte, i zoti te luaje ne te dyja krahet, fizik per te bere edhe mbrojtesin e qendres se djathte ne mbrojtjen me 4 ose me tre. Stramaccioni e kishte provuar, qe nga Primavera e deri tek stervitja verore te 2012, duke perfshire edhe Trofeun TIM ku te gjithe e vune re Mbaye. Edhe shoket, ne te cilen nuk kishte si te mos e shikonin ne stervitjet ne Appiano. Ibra me pelqen shume per disiplinen qe ka ne stervitje”, fjalet e Javier Zannetit. Qe nga aty, debutimi ne Europa League. E ardhmja eshte e tija, edhe e tashmja. Sepse tani eshte Livorno, ku Mbaye eshte integruar gjithmone e me mire. Javen e kaluar goli i pare ishte afer, ja ka mohuar vetem nje prekje e Reina-s. Por Ibrahima nuk ka humbur kohe. Genova, Marassi, Sampdoria-Livorno dhe nje dopiete qe nuk do ta harroje kurre. Dy golat e tij te pare ne Serie A, qe vijne sebashku. Sepse Mbayes i pelqen te beje gjera madheshtore, duke pare perhere perpara, duke mos humbur kohe dhe duke i shfrytezuar rastet ne te tashmen. E kerkonte Lazio ne janar ne tratativen Hernanes, eshte prishur gjithcka. Frymemarrje e lire per Interin, qe tashme mund ti gezohet talentit te tij. Do te kthehet ne vere, mbas nje viti qe pavaresisht klasifikimit do te jete nje vit i pashlyeshem per Ibra-n, tek Livorno. Me numrin 15 ne bluze, kujtimi i Facchettit ka mbetur vetem zikalter. Interi e pret, mbas disa muaj. Per te thene serish 33.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.