1,072 views

Hitzfeld: “Shaqiri mund të japë shumë në Inter”.
I intervistuar nga e përditshmja gjermane Tageszeitung, Ottmar Hitzfeld, ish trajneri i kombëtares së Zvicrës, ka folur për transferimin e Xherdan Shaqirit tek Inter:
“Ka bërë një zgjedhje të mirë, ka kërkuar një sfidë të re ku ai kësaj rradhe do të ishte titullar, sepse duke qëndruar në pankinë e humbet kualitetin. Sportivisht nuk do të përmirësohet më kalimin e tij tek Inter, por klubi në këtë moment nuk është duke i arritur pritshmëritë e tyre, prandaj ai mund të japë me të vërtetë shumë”.