Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hodgson zbulon gjithcka: “Une shkaterrova karrieren e Roberto Carlos tek Interi? Jo, ja kush vendosi per largimin e tij.”

Hodgson zbulon gjithcka: “Une shkaterrova karrieren e Roberto Carlos tek Interi? Jo, ja kush vendosi per largimin e tij.”
Inter Club Staff

I ftuar ne The Italian Footbal Podcast, Roy Hodgson ka folur shume edhe per Interin dhe te kaluaren e tij zikalter.

Kjo sepse eksperienca e tij me zikalterit ka qene nje eksperience e rendesishme edhe me nje finale Kupe UEFA te humbur ne 1996-1997 me Schalke 04, por edhe per shitjen shume te perfolur te Roberto Carlos.

Ne muajt e fundit ai eshte sulmuar shume per kete, sepse Roberto Carlos deklaroi se kishte qene pikerisht ai qe e kishte larguar ate.

Nderkohe, menaxheri aktual i Crystal Palace eshte mbrojtur keshtu:

NJE GENJESHTER – “Opinioni sipas te ciles Roberto Carlos luante jashte pozicioni kur une isha tranjer eshte thjeshte nje genjeshter.”

“Kush e ka pare te luaje ate tek Interi ne ate kohe, e ka kuptuar se ai ka luajtur ne krah me mua me shume se kedo tjeter.”

“Ajo qe kujtoj eshte se kur isha tek Interi, ai ka shenuar kater gola ne gjashte apo shtate ndeshjet e para te Serie A nga goditja e denimit.”

“Gjate gjithe pjeses se mbetur te sezonit me pas ka marre persiper 28 goditje denimi dhe nuk ka shenuar me asnje.”

“Keshtu nuk e di nese ka qene faji im qe ai u largua.”

“Nuk isha une ai qe shkaterroi karrieren e tij tek Interi.”

ROLI DHE RAPORTI – “Ishte nje mbrojtes shume sulmues, luante me mire perpara. Ai ishte i ri dhe une isha i ri ne punen time.”

“Nuk kishim nje raport te keq nderkohe qe punonim bashke. Por natyrisht kur ai u largua, plasi nje ferr i vertete.”

VENDIMI I KLUBIT – “Vendimi per ta lene te largohet ishte nje vendim i klubit dhe ekzaktesisht ka qene vendim i administratorit te ri te deleguar te Interit, Luigi Predeval.”

“Ai ishte shume ne ankth per parate qe mund te fitoheshin nga shitjet qe te sillte para te freskta ne kasat e klubit.”

“E Roberto Carlos ishte nje nga ata lojtare qe ishte i shitshem. Prandaj ai u shit.”

(BURIMI: The Italian Footbal Podcast)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.