Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

2,390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti plas bomben: “Ajo qe po ndodh me Icardin eshte totalisht poshteruese. Nuk mund te negociosh per te luajtur: ofendon tifozet dhe bluzen.”

Spalletti plas bomben: “Ajo qe po ndodh me Icardin eshte totalisht poshteruese. Nuk mund te negociosh per te luajtur: ofendon tifozet dhe bluzen.”
Inter Club Staff

Interi del shume keq nga shtepia San Siro duke humbur ndaj Lazios ne nje ndeshje qe luftohej per nje vend ne Champions Leaguen e ardhshme.

Nderkohe, fjalet e teknikut te Interit pas ndeshjes jane keto:

Sa te rende e konsideron kete humbje? Nga lind?

“Me siguri eshte e rende, eshte kunder nje kundershtari direkt. Eshte nje ndeshje qe sipas meje u drejtua shume mire nga ne, por nuk kemi qene me fat tek rastet tona ne fillim dhe me pas ata shenuan dhe nuk luajtem dot ndeshjen qe do donim te luanim.”

“Cdo gje lind nga episodet me larte, sepse ne nuk jemi vendosur pas golit mire ne fushe.”

“Ata niseshin mire me lojtaret e krahut dhe ne nuk ishim te orientuar mire per ti mbyllur dhe me pas Lazio krijoi raste te tjera. Kane shenuar ne aksionin e tyre te pare dhe kjo komplikon cdo gje.”

Sa i heq qetesi ambjentit ceshtja Icardi? 

“Kjo gje po ju zbavit ju, por mua aspak. Duhet te luajne ata qe jane ne dispozicion dhe pastaj per cdo gje qe ju shkruani dhe qe krijoni fiction nderkohe per gjithcka cfare mendoni ju se ndodh ne Appiano, eshte puna juaj.”

“Ngjarjet jane te qarta, por ka edhe te tjere brenda qe meritojne respekt. Ai mund te luante edhe nje pjese per mua sot, por duhet te qendrosh brenda nje grupi lojtaresh dhe te kesh besimin e tyre. Duhet te fitosh besim qe grupi te te besoje ty.”

“Une e kam pasur skuadren gjithmone me mua ne 22 vite, asnjehere lojtaret me te cilet kam ndare dhomen e zhveshjes nuk me jane kthyer.”

“Per mua zhvillimet jane te qarta. Pastaj kishte gjashte vite qe Interi nuk luante ne Champions apo jo? Gjashte? Icardi ishte. Sa ndeshje kemi humbur me Icardin ne fushe? Kjo gje qe po beni vetem qe Icardi te fitoje nje bluze titullari eshte poshteruese. Ajo qe eshte bere me negociata per te rikthyer nje lojtar te veshi fanellen eshte poshteruese per cdo tifozz.”

“Cfare bej une? Dergoj 22 emaile per te treguar te grumbulluarit? Une kam nevoje per te gjithe. Kush ben pjese ne grupe duhet te sillet si te gjithe. Messi dhe Cristiano Ronaldo jane ata qe bejne diferencen te vetem dhe shume te tjere… Disiplina eshte forca e vertete e skuadres, ajo qe te con perpara.”

“Pastaj tensionin tek Interi e hedhin gjithmone me shume se kudo tjeter dhe ky klub nuk e meriton kete. Apelet e mia per te mbrojtur Interin prandaj kane ndodhur.”

“Une jam shume i qete, cdo mengjes rikthehem ne dhomen e zhveshjes shume i qete. Perpara djemve te mi. Dje e thashe shume qarte se Icardi nuk luan sot por gazetareve nuk i interesion kjo, por te bejne filma me keto.”

Interi shume i parashikueshem ne fushe dhe nuk arrin te shfrytezoje asnjehere goditjet e kendit: 

“Duhet larguar tensioni per te cilin po flsinim me pare. Duhet te jemi me te qete edhe tek nje goditje kendi. Brozovic ka kembe te arta po ashtu si Politano qe eshte futur te godase 3-4 here me te majten. Pastaj edhe Skriniar pati nje rast teper tem adh.”

“Jane gjera qe mund te ndodhin, por duhet te shenonim. Icardi cfare hyn ketu? Sa ndeshje kemi humbur me ate? Nese doni te beni filma, shtoni edhe keto filmave tuaja. Kam lene lojtare te tjere jashte edhe per shume me pak por filma nuk keni bere.”

Tratativa keshtu nuk ju ka pelqyer?

“Tratativen e keni treguar ju… Te pyesim nje tifoz te Interit nese i pelqen qe lojtarit te skuadres se tij po i luten per te veshur bluzen zikalter dhe eja te flasim perseri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.