Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | June 25, 2019

Scroll to top

Top

677 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Huazimet me te drejte blerje: Ja cfare ka vendosur Interi per Politanon dhe Keita: e ardhmja e italianit dhe senegalezit eshte e ndryshme!

Huazimet me te drejte blerje: Ja cfare ka vendosur Interi per Politanon dhe Keita: e ardhmja e italianit dhe senegalezit eshte e ndryshme!
Inter Club Staff

Ne artikullin e gjate qe Corriere dello Sport kishte pergatitur sot per merkaton e ardhshme te Interit ku permendej emri i brazilianit Malcom si nje objektiv i mundshem i zikalterve, flitej edhe per te ardhmen e sulmuesve qe jane aktualisht tek skuadra zikalter. 

Sipas te perditshmes italiane, braziliani qe ne vere ka qene shume afer Interit dhe me pas Romes pelqehet shume nga Spalletti, por gjithcka per te do te varet nga dinamikat e merkatos se Interit.

Pastaj te mos harrojme qe ai gezon statusin e ekstrakomunitarit dhe Interi duhet ti beje mire llogarite me nje blerje te mundshme te tij por edhe me cmimin qe kerkon Barcelona (jo me pak se 35 milione euro).

Por le te kthehemi tek situata aktuale ne shtepine zikalter per sa i perket lojtareve qe gjenden ne kete moment ne udhrat e Spallettit.

Behet fjale per ata qe jane tek Interi ne huazim me te drejte blerje e qe fati i tyre do te vendoset me te gjitha gjasat keto tre muaj te fundit te kampionatit.

Emri i pare eshte ai i Keita Balde qe erdhi tek Interi si nje alternative pikerisht e Malcom. Ai ka ardhur ne huazim me te drejte blerje por kjo e drejte eshte shume e shtrenjte: plot 34 milione euro.

Interi deshiron qe ta bleje lojtarin, por nuk do te paguante kurre 34 milione euro per te. Zikalterit po mendojne qe te kerkojne nje ulje nga Monaco qe kur vjen puna tek negociatat eshte nje klub i hekurt dhe nuk para ben ulje. Prandaj ai mund te kete nje fat te ndryshem nga Politano qe me te gjitha gjasat do te qendroje ne Milano.

Matteo Politano do te blihet nga Interi dhe diskutimet me Sassuolon kane filluar prej javesh. Po diskutohet per menyren e pageses sepse lojtari me siguri do te jete pjese e skuadres zikalter edhe sezonin e ardhshem ku mbase do te kete ende statusin e titullarit.

Dy sulmuesa krahu, por qe ne fund te sezonit me te gjitha gjasat do te kene nje fat te ndryshem: Poltano do te blihet e Keita ndoshta jo. Po pikerisht ndoshta, sepse ne futboll asnjehere nuk i dihet. Por Interi nuk deshiron te paguaje aspak 34 milione euro per kartonin e tij ne qershor: kjo eshte e sigurt.

Keshtu e mbyll shrkimin e saj Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.