Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

765 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – Arrihet marreveshja Inter-PSG per Icardin ne keto minuta: ja shifrat e fundit!

LAJM I FUNDIT – Arrihet marreveshja Inter-PSG per Icardin ne keto minuta: ja shifrat e fundit!
Inter Club Staff

Pothuajse e bere (per te mos perdorur fjalen gjithcka e bere duke qene se merkato ndonjehere eshte e paparashikueshme) per Mauro Icardin tek Paris Saint Germain.

Sipas asaj qe lajmerohet ne keto caste ne Itali dhe ne France, sapo eshte arritur marreveshja ndermjet Interit dhe Leonardos per kalimin perfundimtar te lojtarit ne France.

Sipas La Gazzetta dello Sport, shifra do te jete akoma me e ulet nga sa eshte diskutuar ne ditet e fundit.

Ky nuk eshte nje lajm i mire per zikalterit, qe kane dashur te maksimizojne sa me shume fitimet me shitjen e ish-kapitenit, por situata e pandemise ka ndikuar jo pak ne kete tratative.

Keshtu, 70 milione eurot e fiksuara ne shtatorin e kaluar jane lene pas shpines dhe tashme shifra eshte goxha me e ulet se ajo.

“Inter-Paris Saint Germain, me ne fund kemi nje marreveshje – shkruan La Gazzetta dello Sport -.”

“Interi do te perfitoje keshtu 50 milione euro plus 8 milione euro bonuse per Mauro Icardin nga klubi i kryeqytetit francez.”

“Tymi i bardhe i tratatives ka ardhur pak me pare. Shifrat jane me te ulta se nga ajo qe ishte folur sot ne mengjes (60+5 milione), por bonuset qe do te jene ne marreveshjen ndermjet Interit dhe PSG jane bonuse shume te thjeshta per tu kapur dhe Interi i konsideron si te sajat ato para, edhe pse do te prese pak kohe.”

“Sapo te nenshkruhet marreveshja (me te gjitha gjasat neser ne mengjes), Icardi do te kete nje kontarte te re me PSG deri ne 2024 qe e ka firmosur qe ne momentin e kalimit ne France.”

“Keshtu, rruget e ish-kapitenit dhe Interit po ndahen ne menyre perfundimtare. Tashme nuk ka me asnje kthim pas.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.