Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

506 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian shperthen plot vrer: “Shpifesira e futbollit italian nuk ka fund kurre”.

Gazetari i njohur italian shperthen plot vrer: “Shpifesira e futbollit italian nuk ka fund kurre”.
Inter Club Staff

Ka shkaktuar jo pak mllef ne shtypin italian deklarata e Giuseppe Pecoraro diten e sotme per sa i perket rastit Pjanic-Rafinha dhe kartonit te kuq te munguar ne ate kohe nga Orsato. 

Per ata qe e kane humbur, ish-Kryeprokurori i Federates Italiane deklaroi diten e sotme se:

“I kerkova shoqates se arbitrave ne Itali dhe me pas Liges se Serie A dialoget audio-video ndermjet VAR dhe arbitrit Orsato.”

“Na i dhane vetem ne fillim te kampionatit te ri, 4 muaj pasi ndeshja ishte luajtur. Por aty ndodhi surpriza.”

“Hapim file audio, e degjojme disa here por i vetmi episod qe mungonte audio ishte i vetmi qe kishte rendesi: audio e Orsatos dhe VAR ne momentin kur Pjanic nuk mori karton te kuq nuk ishte. Ishte zhdukur.”

“Mungonte. Ishin te gjitha diskutimet e tjera, pervec atij. Motivi? Me thane qe nuk kishte pasur komunikim dhe boll.”

Por menjehere pas fjaleve te tij, ka shperthyer ne rrjetet sociale gazetari i njohur Italian Paolo Ziliani i cili ka tehne:

“Sa per krinike, po flet per kete (ka bashkangjitur edhe foton e rastit): Pjanic kishte nje karton te verdhe dhe nderkohe Orsato e kishte nxjere jashte me karton te kuq Vecinon vetem pas 20 minutash”

“Shpifesira e futbollit italian nuk ka fund kurre. Pavarsisht se Calciopoli ka kohe qe ka kuluar, hija e saj nuk ka kurre fund.”

Keto kane qene fjalet e gazetarit te njohur Paolo Ziliani ne Twitter qe ka komentuar keshtu fjalet teper te bujshme te ish-kryeprokurorit te FIGC, Giuseppe Pecorare.

Keshtu hapet nje tjeter ceshtje ne futbollin italian qe nder vite eshte i mbushur plot me njolla dhe cuditerisht, edhe kjo njolle e re eshte per skuadren e mbushur me njolla: Juventus FC.

Nderkohe, nuk dihet ende nese ky rast do te hetohet me tej nga institucionet perkatese apo tashme eshte arkivuar plotesisht.

Por ne distancen e dy viteve, ajo qe ka ndodhur ne ate ndeshje eshte ne syte e te gjitheve edhe pse te pakte ishin ato qe kishin dyshime.

Orsato ne ate ndeshje beri nje nga paraqitjet me te tmerrshme qe nje arbiter post-Calciopoli mund te bente: ndihmoi hapur Juventusin me nje karton te kuq ndaj Interit ne minuten e 20 ndaj Vecinos dhe nuk dha nje karton te dyte te verdhe vetem disa metra larg Pjanic dhe Rafinha.

Cdo fjale tjeter eshte e kote. Ndonjehere eshte me mire qe te leme te flasin vetem faktet dhe pamjet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.