Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

463 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi i ri po merr forme: ja 2 largimet shume te rendesishme qe do te ndodhin ne fund te sezonit!

Interi i ri po merr forme: ja 2 largimet shume te rendesishme qe do te ndodhin ne fund te sezonit!
Inter Club Staff

Interi i 2020/21 po merr forme dalengadale. Sipas vendimeve te marre nga Conte, Marotta dhe Ausilio po punojne per te permiresuar skuadren ne prag te sezonit te ri.

Gjithesesi, si fillim, pritet te ndodhin dy shitje te rendesishme nepermjet te cileve pritet te financohet merkato e Interit ne sezonin e ri.

Do te jene pikerisht ato para qe do te perdoren nga Marotta dhe Ausilio per merkaton hyrese duke mos cenuar ne asnje moment financat e klubit.

Objektivat dihen tashme: nje mbrojtes, dy lojtare krahu, nje mesfushor dhe nje sulmues: keto jane deshirat e Contes.

“Gjithcka pritet te financohet me parate e shitjes se Icardit dhe Lautaro Martinez. Me parate e tyre Interi do te kete nje thesar per te shpenzuar.”

“Por sulmi mbetet nje pikepyetje e madhe ne kete moment. Ai do te revolucionarizohet totalisht. Vetem Lukaku eshte i sigurt sot per sot qe do te qendroje.”

“Nderkohe, Sanchez do te rikthehet tek Manchester United pasi te skadoje huazimi. Po pastaj? Lautaro tek Barcelona do i hape rrugen Cavanit ne Milano.”

“Por pas dyshes hipotetike Lukaku-Cavani, Interi do te beje edhe dy goditje te tjera, duke pare se edhe Sebastiano Esposito eshte ne largim e siper.”

“Ai do te kerkoje nje minutazh te rendesishem ne huazim tek nje skuader tjeter e Serie A”, shpjegon Gazzetta dello Sport e cila nuk ndalet me kaq.

“Nje investim i rendesishem do te behet edhe ne mesin e fushes, ku Sandro Tonali mbetet objektivi me i rendesishem, konkret dhe i gjalle dhe kosto e operacionit do te jete diku tek 40 milione euro.”

“Per repartin e sulmit, Interi eshte rikthyer fuqishem per Cavanin, por e di qe vetem El Matador nuk do te mjaftoje.”

“Prandaj do te gjehen edhe dy sulmuesa te tjere, njeri do te kete shume eksperience nderkombetare per te qene kompetitiv ne Champions League dhe Serie A.”

“Por pavarsisht se Cavani eshte nje emer me i lehte per tu arritur, nje enderr mbetet Timo Werner, sulmuesi i Red Bull Liepzig qe po cudit Europen me golat e tij.”

“Ai ka nje klauzole 60 milione euro (50 milione nese skuadra e tij nuk e fiton Bundesligen) por mbi te eshte fuqishem Liverpool dhe kjo i komplikon gjerat jo pak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.