3,546 views

Ibra: “Me Mourinhon tek Inter si kafshe te inatosura. Na tregonte…”
Zlatan Ibrahimovic nuk harron periudhen e tij tek Inter me Jose Mourinhon. Suedezi tregon dicka per periudhen e tij me zikalterit, gjate vitit ku ne pankine ulej Special One: “Mourinho punonte shume me ne perpara ndeshjeve. Dukej si nje shfaqje teatrale, ishte nje loje psikologjike. Na bente te shikonim video te paraqitjeve negative dhe na thoshte: ‘shikoni, ky eshte nje spektakel i pashikueshem. Keta lojtare nuk jeni ju, maksimumi jane vellezerit tuaj.’ Dhe ne ishim dakord me te. Mourinho na i ngrinte adrenalinen, na jepte nje karikim te pabesueshem dhe ne zbrisnim ne fushe si kafshe te inatosura. E ndjenim qe ai jepte gjithcka per ne dhe ne jepnim gjithcka per ta.“