Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

196 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ibra provokon, Kessie proteston dhe Calhanoglu shenon: Dazn zbulon: “Ja cfare ndodhi te momenti i penalltise e qe nga tv nuk u pa.”

Ibra provokon, Kessie proteston dhe Calhanoglu shenon: Dazn zbulon: “Ja cfare ndodhi te momenti i penalltise e qe nga tv nuk u pa.”
Inter Club Staff

Nje nga momentet me kyc te derbit te se dieles ndermjet Milan dhe Inter ka qene me siguri penalltia e gjuajtur dhe e shenuar nga Hakan Calhanoglu.

Por perpara se ajo te gjuhej, ne zonen e rreptesise se Milanit ka ndodhur me te vertete gjithcka dhe kjo gje eshte zbuluar sot nga DAZN.

Ata i jane rikthyer edhe njehere atij momenti duke treguar shume detaje: “Qe kur Doveri vershellen per penallti ne kontaktin Calhanoglu dhe Kessie, eshte momenti kur fillon edhe check i VAR.”

“Por plot dy minuta kalojne ne ate cast. Le ta nisim me turkun: sapo e kupton qe eshte penallti, i bie vetes ne ghoks dhe therret “Lauti, Lauti” sepse deshiron ta gjuaje vete.”

“Ai kthehet nga Dzeko dhe i thote edhe atij “ma ler mua”. Lautaro qe eshte gjuajtesi i parashikuar ka topin ne dore: perballet me turkun sikur donte ta pyeste “vertete ta ndjen kaq shume ta gjuash” dhe me pas i jep topin dhe i thote “jepi”.”

“Nje puthje per Calhanoglu dhe me pas turku e vendos topin te pika e bardhe dhe behet gati te gjuaje e nuk spostohet me qe aty.”

“Curva Sud e kupton shpejt se kush do te gjuaje penalltine nderkohe. Ne ato momente identike edhe Kessie perballet me Doverin “kurre nuk eshte penallti ajo, shko dhe shikoje”.

“Por me pas perballet edhe me Dzeko dhe interisti i thote “ti vjen me vone, ja fute kemben ne mes te kembeve, ishte penallti”.

“Nderkohe Doveri i ndal te gjithe “nuk degjoj dot VAR, pushoni, duhet te qendroni larg. Ketu nderhyn Ibra duke provokuar.”

“Nese nuk degjon, shko atje, shko dhe shihe vete, shko pra”. Penalltia konfirmohet, Calhanoglu kunder Tatarusanu.”

“Nje frymemarrje e thelle dhe nje mal me vershellima. Calhanoglu shenon dhe hidhet ne toke nga Dzeko gjate festimit nderkohe vetem para pak castesh kishte marre ofendime nga me te ndryshmet ne stadium.”

“Ai festoi pikerisht si ka bere Ronaldo Fenomeni dikur ne 2007. Pastaj, ne fund, i shume urryeri i milanistave ne fushe, kthehet nga Curva Nord dhe i dergon atyre edhe nje puthje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.