Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

383 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ibrahimovic, cfare deklarate e shemtuar per Calhanoglu: “Perfitoi nga semundja e Eriksen. Ngjan keq, por eshte…”

Ibrahimovic, cfare deklarate e shemtuar per Calhanoglu: “Perfitoi nga semundja e Eriksen. Ngjan keq, por eshte…”
Inter Club Staff

Me sa duket Zlatan Ibrahimovic e ka tepruar vertete kesaj radhe dhe kete gje e ka bere ne librin e tij te ri te quajtur “Adrenalina”.

Ai rikthehet te flase per Ronaldo Fenomenin, qe sipas tij eshte me i forti i te gjitha koherave, por nderkohe ka thene disa fjale vertete te shemtuara per Hakan Calhanoglu.

Nderkohe, Zlatan Ibrahimovic ka folur per Corriere TV dhe ka zbuluar disa rreshta nga libri i tij i ri perpara daljes ne shitje.

Kush e fiton Scudetton?

“Te shohim, do te jete interesante. Kush do te duroje me shume lart do te fitoje. Scudetto fitohet ne shkurt ose mars, jo tani.”

Nderkohe, per largimin e Hakan Calhanoglu nga Milani te Interi, Zlatan ka folur ne kete menyre te libri i tij:

“Duhet ta falenderojme per ate qe i ka dhene skuadres dhe duhet ti urojme me te mirat e mundshme per te ardhmen.”

“Ngjan keq ta thuash, por Calhanoglu perfitoi nga situata tragjike e Eriksen. Christian pesoi nje arrest kardiak dhe Inter kishte nevoje per nje lojtar ne ate rol dhe aty u hap dera per Hakan.”

“Perpara atij momenti nuk kishte pasur asnje oferte per te as nga Interi dhe as nga ndonje klub tjeter. Kjo eshte e verteta. Ai perfitoi nga ajo semundje e Eriksen.”

“Eshte nje djalosh i mbare ama, eshte rritur shume fale meje. Ka fituar edhe kurajo edhe besim te aftesite e veta.”

“Gjate Europianit i dergoja mesazhe atij edhe Rebic dhe i thoja “E veshtire pa Ibren ne fushe, eh?”.”

“Ata me pergjigjeshin me fytyra duke qeshur. Perpara se te vija une, Calhanoglu nuk ka pas bere golat dhe assistet qe beri me mua. Per kete gje beja shaka gjithmone me te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.