Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,117 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ibrahimovic e pranon: “Duhet te pranojme te verteten: Milani nuk eshte si puna e Interit qe…”

Ibrahimovic e pranon: “Duhet te pranojme te verteten: Milani nuk eshte si puna e Interit qe…”
Inter Club Staff

Diten e sotme ka pasur nje interviste te gjate te Sky Sport per ish-lojtari ne Interit, Zlatan Ibrahimovic, qe sot luan tek Milani.

“Ketu ndihem mire. Nuk nxitoj askund, sepse ndihem si ne shtepi. Ketu isha 10 vite me pare me lojtare te medhenj.”

“Galliani? Erdhi tek Barcelona, hoqi xhaketen dhe me tha: ‘Nuk kthehem ne Milano pa te marre me vete’.”

“Tek Barcelona kam kaluar nje moment te veshtire, kishte fjale te ndryshme sa here qe flisja me dike, nuk kisha pergjigje se kush ishte problemi i vertete.”

“Nese ka probleme, zgjidhen. Kam qene nje burre, nese nuk e di kush eshte problemi, une po largohem me mire.”

“Ishte Milani atehere, kishte skuadra te tjera. por une e njoh Milanon mire qe ne koherat e Interit dhe prandaj u riktheva.”

INTERI – “Duhet te pranojme te verteten. Milani nuk eshte si puna e Interit ne kete moment apo si puna e Juventusit.”

“Ata kane shume lojtare per te bere gjera te medha, ndersa ne jemi nje skuader ende e re dhe me shume limite.”

“Dikush mbase nuk eshte ende gati per te luajtur te gjitha ndeshje, dikujt tjeter i mungon dicka per keto nivele.”

“Duhet te fitojme sa me shume, sepse dicka tjeter eshte te luash dhe dicka tjeter te fitosh per te arritur te nje objektiv.”

“Kjo skuader nuk eshte e mesuar per te fituar, ashtu si ndodhi edhe ne paraeleminatoret e Europa League.”

CHAMPIONS LEAGUE – “Mendoj se e meritojme te arrijme ne Champions League, por jo vetem me talent, gjerat arrihen edhe me sakrifice. Detajet bejne diferencen.”

BOSS – “Duket sikur une jam nje boss, nje president, por nuk eshte keshtu: mund te diskutohet. Nuk eshte ne rregull nese ke gjithmone njerez qe te thone po.”

PALMARES – “Nese ke fituar ate qe ke fituar, ka nje motiv. Nuk jane te shumte ata qe rrine ne keto nivele per nje kohe kaq te shumte. Ne keto nivele, ose te hane ose do i hash: une kam zgjedhur ti ha.”

E ARDHMJA – “Kur do te largihem? Kam dy femije, dy jete ne nje jete te vetme. Duhet te kuptojne se si funksionojne gjerat.”

“Disipline, respekt, sakrifice dhe shume pune. Te vegjellit keshtu duhet te rriten per te ndertuar dicka te mire.”

“Nuk mendoj te bej tranjerin, te jesh eshte dicka stresuese. Sidomos kur ke qene lojtar. Ne fushe mund te japesh komandat, por me pas lojtaret nuk arrijne te bejne ate qe ti i kerkon.”

“Por nuk them qe sot nje po ose nje jo. Ka lojtare qe vazhdojne te luajne deri sa te duan. Totti per shembull vendosi te largohej kur fiziku nuk e lejoi me te vazhdonte.”

COVID – “Kur kam ardhur ne Milano, Milano ishte me mire se para 10 viteve. Por me pas erdhi Covid, me vjen keq sepse qyteti po vuan shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.