Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,127 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ibrahimovic: “Me kujtohet si tani tek Interi kur Mourinho me tha perpara te gjitheve: duhet te vije turp!”

Ibrahimovic: “Me kujtohet si tani tek Interi kur Mourinho me tha perpara te gjitheve: duhet te vije turp!”
Inter Club Staff

Kritikat jane gjithmone te mira dhe duhen pranuar. Por mbi te gjitha, mbi to duhet mesuar se si mund te behesh me i mire. 

Kjo eshte filozofia e Zlatan Ibrahimovic i cili ka treguar nje episod qe tregon se sa i rrepte ka qene Jose Mourinho me lojtaret e tij dhe mbase pikerisht kjo egersi bente qe ai te nxirte gjithmone 110% nga lojtaret ne dispozicion.

Por te jesh i rrepte me lojtaret eshte dicka tjeter dhe te jesh i rrepte me Zlatan Ibrahimovic duke e njohur temperamentin e tij eshte totalisht dicka tjeter.

Gjithesesi per Mourinhon kjo nuk ka qene nje problem dhe Ibrahimovic per te ka qene thjesht nej futbollist si te tjeret.

Ja cfare ka kujtuar gjate dites se sotme Zlatan ne nje interviste: 

“A me ka kritikuar ndonje here Mourinho? Natyrisht qe po. Njehere tek Interi kam qene ne nje situate ku ishin te gjithe prezent dhe une kisha luajtur nje pjese teper te keqe.”

“Ne pushimin e ndeshjes, ne dhomat e zhveshjes perballe te gjitheve me beri te ndihesha keq por zgjoi nje inat te pashoq brenda meje.”

“Une ne ate kohe duhet te merja nje cmim ato dite si lojtari me i mire ne Itali dhe ai me thote: ‘kur te shkosh aty ne skene per te terhequr cmimin duhet te te vije turp per menyren se si po luan, nuk e meriton aspak ate cmim”.

“Nuk eshte dicka e re fakti qe ai i kritikon lojtaret, por gjithcka varet se si reagon dhe si i merr ti si lojtar ato fjale. Une i thashe ne ate moment qe pergjigjen do ta jap ne fushe: do te dal nga kjo dhome e do te tregoj ne fushe qe di te bej shume me mire.”

E kujt do i kishte shkuar mendja per nje skene te tille? Por nese Mourinho eshte ne mes, asgje nuk eshte normale. Eshte speciale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.