Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ibrahimovic nuk harron: “Lukaku? Ai me ka bere magji mua: kam nje ceshtje te hapur si me Materazzin sepse…”

Ibrahimovic nuk harron: “Lukaku? Ai me ka bere magji mua: kam nje ceshtje te hapur si me Materazzin sepse…”
Inter Club Staff

Zlatan Ibrahimovic diten e sotme ka dhene nje interviste te gjate per faqet e Corriere della Sera dhe ai normalisht ka folur edhe per ate qe ndodhi sezonin e shkuar.

Behet fjale per zeneken e madhe ndermjet tij dhe ish-sulmuesit te Interit, Romelu Lukaku, ne ndeshjen e Kupes se Italise.

“Derbi i Kupes se Italise. Ai ne fillim ben fjale me Romagnolin, pastaj me Saelemaekers. Une nderhyva per te mbrojtur shoket.”

“Lukaku me pas me ka sulmuar ne aspektin personal. Edhe per me shume, ne kishim qene shoke te Manceshter United.”

“Basti per topat qe nuk ndalte dot. Ishte nje menyre per ta permiresuar (qesh). E gjithesesi bastin ai nuk e pranoi.”

“Lukaku ka nje ego te madhe, eshte i bindur se eshte nje super lojtar. Gjithesesi, ai eshte i frote. Por une jam rritur ne getot e Malmoe, e kur dikush me vjen me koken poshte ashtu, une e dergoj ne vendin e duhur.”

“Keshtu une e godita ne piken e tij te dobet: ritualet magjike te mamase se tij. E ai humbi kontrollin. Edhe pse mua me mbeti nje dyshim i madh ne ate rast.”

“Ate derbi une e humba. Me pas mora edhe karton te kuq. Pastaj edhe u demtova. Me kane ndodhur nje sere gjerash te keqija ne ate kohe.”

“Mendova: po sikur Lukaku te me kete bere vertete magji? Keshtu i kerkova disa shokeve te mi besimtar te devotshem qe te luteshin per mua.”

“Kam nje llogari te hapur me te. Shpresoj ta takoj shume shpejt. Ne rruge? Jo, jane gjera qe zgjidhen ne fushen e lojes.”

“Une nuk urrej askend e aspak Lukakun. Urrejtja eshte nje ndjesi impenjative.”

“Mihajlovic? Ai ca sme ka thene ne fushen e lojes. Ishte nje provokator i keq. Me ka share ne te gjitha menyrat ne serbo-kroatisht.”

“Keshtu ka qene edhe Ballack. Nje provokator per profesion. Por e bente kete gje per ti dhene nje avantazh shokeve te tij.”

“Por jo si Materazzi. Materazzi ishte nje nga ata qe te futej nga pas per te te bere keq. Ne lojtaret e kuptojme direkt kur dikush futet per te te bere keq apo kur thjesht te futet fort, si Chiellini, si Stam, si Maldini.”

“Me Materazzin kisha nje llogari te hapur prej vitesh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.