Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,522 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ibrahimovic zgjedh skuadren me te forte me te cilet ka luajtur: 6 ish-lojtare te Interit prezent

Ibrahimovic zgjedh skuadren me te forte me te cilet ka luajtur: 6 ish-lojtare te Interit prezent
Ardis
  • On 25/11/2018, 18:50

“Io sono il calcio (Une jam futbolli)”. Nuk mund te zgjidhte titull me te mire, Zlatan Ibrahimovic, per librin e tij te ri. Sulmuesi suedez, ne librin e tij biografik, zbulon te tjera anektoda dhe mbrapaskena te karrieres se tij se gjate dhe fituese.

Ne fillim te librit, Ibra ka perpiluar 11 e tij me te mire. Nje modul 4-3-3 te perbere nga talente te pastra dhe nje finalizues te jashtezakonshem: Zlatan ibrahimovic. Ne skuadren e Ibra-s (11 titullar, 5 lojtare ne pankine), jane prezent 6 ish zikalter.

GIANLUIGI BUFFON

“Ne stervitjen time te pare tek Juventusi, duhet te takohesha patjeter me Buffon. Capello kishte vendosur qe te bente nje stervitje te nivelit te larte: fillimisht me duhet te kaloja te gjithe mbrojtjen dhe me pas te mposhtja Buffon. Portieri me i forte ne bote. Nje mision pothuajse i pamundur”.

LILIAN THURAM

“Jo nje mbrojtes i madh, por i ashper si nje mermer. Per te cdo stervitje ishte nje finale e Boterorit: sa here qe ikja ne shtepi mbas stervitjes, isha ne disa pjesa te trupit i mavijosur. Te kaloje ate mbrojtes ishte nje arritje. me mua ishte gjithmone luftarak por nuk kemi pasur probleme. ‘Ibra, je i ri dhe budalla, por do te mesosh”.

THIAGO SILVA

“Mbrojtesi me i kompletuar me te cilin kam luajtur ndonjehere. Gjithmone e kam krahasuar me veten time: eshte nje Ibra ne mbrojtje. Nese e kisha mbrapa shpatullave, e dija qe nuk me duhej te shqetesohesha se cfare do te ndodhte ne repartin e mbrojtjes, sepse per kete gje mendonte ai”.

ALESSANDRO NESTA

“Maestro i Thiago Silva-s: i kompletuar ne nivel teknik dhe psikologjik, me nje mentalitet prej fituesi te vertete. Me te nuk behej shaka, kur situata ishte serioze dhe, nese duhej te merrej nje vendim ne ndeshje, ishte gjithmone ajo e duhura”.

MAXWELL

“Historine e Maxwell e dine te gjithe: kemi qene shpeshhere ne te njejten skuader dhe jemi akoma miq te mire. Eshte lojtari me elegant me te cilin kam luajtur ndonjehere: i pakrahasueshem per finese dhe teknike”.

PATRICK VIEIRA

“Patrick me ka bere nje futbollist me te mire. Punonte si nje mushke. Vraponte shume dhe e rriste nivelin e te tjereve me kualitetin e tij te lojes dhe personalitetin e tij. Me siguri eshte shoku i skuadres qe ka influencuar me shume ne lojen time”.

XAVI

“Tek barcelona e therrisnin ‘Mister Perfect’. Nuk gabonte kurre. Personifikimi i perfeksionit, i donte te gjithe topat, me pas mendonte ai per ti kanalizuar. nese ndonjehere guxonim te jepnim nje pasim te gjate ai thoshte: ‘Jo, jo, topi kalon nga une”. Si mund ti thoje qe ishte gabim?

PAVEL NEDVED

“Nje makineri, ekzemplar ne stervitje. Ne fillim dhe mbas stervitjes me shoket jepte gjithcka, me pas stervitej vetem. Nuk kam pare ndonjehere nje profesionist me serioz se ai. Topi i Arte eshte per shkak te punes se tij te pandalur”.

LIONEL MESSI

“Mund edhe ta kisha pozicionuar ne te majte. Nje lojtar prej PlayStation i ardhur ne forme dhurate ne boten reale. Lojtari me i mire i te gjitha koherave. Ishim nje dyshe madheshtore derisa trajneri futi hundet aty ku nuk duhej”.

RONALDINHO

“Kemi luajtur sebashku vetem per nje kohe te shkurter por ishte gjeni. Me te nuk luaje futboll: te pelqente loja e futbollit. Realizonte numra qe e detyronin kundershtarin te ndalonte per ta duartrokitur”.

ZLATAN IBRAHIMOVIC

“Per te nuk eshte e nevojshme te thuhet gje. nese nuk e njeh, mjafton qe te lexosh kete liber”.

PANKINA

JULIO CESAR

“Shume portier i mire teknikisht per te luajtur ne porte”.

ANDRES INIESTA

“Mr Magic, Magjistari. I jepje topin dhe per te tjerat mendonte ai”.

FABIO CANNAVARO

“Kur ai mbronte perqendrohej vetem ne nje gje: te mos lejonte te realizoje gol”.

GENNARO GATTUSO

“Mbase nuk ishte lojtari me i mire ne bote por ishte ne gjendje te shtynte te tjeret te jepnin 200%.

CLERENCE SEEDORF

“Dinte te bente gjithcka: ‘te pasonte, te driblonte dhe te gjuante. Me te vertete i kompletuar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.