
Icardi-Inter, rinovim deri ne 2021. Rroge super dhe klauzole gjigande per skuadrat e huaja. Wanda…
Ajo qe dihej tashme prej kohesh sot do te behet realitet: Mauro Icardi dhe Interi do te lidhen zyrtarisht deri ne 30 qershor 2021.
Kapiteni i Interit, ne prag te daljes se autobiografise se tij te pare “Sempre avanti”, zgjat keshtu historine e tij me klubin zikalter e cila ishte e lidhur deri ne 2019 me kontraten e vjeter. Edhe dy vite te tjera te cilat vijne sebashku me nje rritje rroge shume te madhe per Icardin qe do e coje nga 3,6 milione euro ne sezon ne 5 milione sebashku me bonuse (qe kane te bejne me arritjen e nje numri te caktuar golash, por edhe fitoreve te skuadres si kampionat apo Champions). E duke lexuar numrat, te bie ne sy qe rritja e rroges per lojtarin eshte teper e madhe. Kjo ceshtje ka qene edhe pakenaqesia me e madhe e menaxheres se lojtarit, Wanda Nara e cila e ka shprehur kete gje disa here ne vere. Por kontrata e re nuk sjell vetem nje rroge te larte, sjell edhe nje klauzole largimi prej 110 milione eurosh e vlefshme vetem per klubet jashte italise qe do jene te interesuar per blerjen e Mauros. Nje pozicion i qarte i Suning per te evituar qe te perseritet ceshtja Higuain-Juve-Napoli.
(La Gazzetta dello Sport)