
Icardi: “110 milione klauzola ime? Jane pak. Por jam penduar shume per dicka: ajo…”
Maurito flet per shume gjera rreth jetes se tij por mbi te gjitha per Interin ne intervisten e tij per Revista Undici.
“E kam thene edhe kohe me pare. Une jam Interist qe kur kam qene femije sepse luaja ne PlayStation dhe merja gjithmone Interin, gjithmone.”
“Luaja me shokun tim te ngushte shume gjate. Zgjidhja Interin sepse ishte Adriano ne sulm qe me pelqente aq shume. Isha femije dhe isha qe atehere Interist.”
“Pastaj ketej nga keto ane ka kaluar edhe sulmuesi me i mire ne bote, Fenomeni Ronaldo qe ka bere historine ne kete sport.”
“Zerat per Napolin ne 2016? Per keto gjera flet prokuratori im dhe klubi. Ka ndodhur pak rremuje vitin e kaluar, por une kam qene gjithmone shume i qete.”
“Qe kur jam ketu kam dhene gjithcka per Interin. Isha ne grumbullim, ne Amerike, me kujtohet si tani dhe flisja me Mancinin dhe i thoja “une jam i qete”.
“A jane pak 110 milione euro si klauzole per mua? Pas atyre qe kane ndodhur ne merkaton e fundit le te themi se mbase ke te drejte. Por kjo klauzole eshte dicka qe kemi diskutuar me klubin dhe kemi vendosur bashkarisht keshtu.”
“Ne klub e dine te gjithe se cfare mendoj une dhe se cfare dua une. Prandaj jemi te gjithe shume te qete. E vetmja gje qe kam bere dhe jam penduar si dreqi ka qene ajo histori ne liber, nje dicka teper e shemtuar per te gjithe.”
“Barcelona me ka likujduar? Ne realitet nuk ka qene keshtu, nuk me kane thene kurre “mund te largohesh”. Kemi bere goxha rremuje per tu larguar, por me pas arrita te vija ne Itali qe te jepja me te miren time, akoma me mire se ne Spanje. Tek Barcelona ne ate moment nuk ishte teper e lehte. Ketu kam pasur direkt mundesine te luaj ne nivele te larta dhe ky ishte objektivi im.”
“Wanda? Ahi ben gjithcka. Une mundohem ta ndihmoj. Nese e therras Wanda kjo do te thote se jam me nerva me te. Ndryshe e therras “gorda, gordita”. Perkthimi eshte “e shendoshe, lope”, por ne spanjisht thuhet me dashuri. Nje femije tjeter? Joooooo! Boll, boll. E kemi mbyllur kete kapitull, kemi 5 femije te mrekullueshem.”