Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,087 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “15 gola? Shpresoj me shume… Idhulli im…”

Icardi: “15 gola? Shpresoj me shume… Idhulli im…”
Andi Prifti

Nje darke e dedikuar tifozeve zikalter ne Pinzolo: nje tjeter Nate ZiKalter per tre lojtare te Interit, Diego MilitoMauro Icardi dhe Marco Andreolli. Te tre lojtaret u jane pergjigjur pyetjeve te tifozeve. inter.al jua sjell te gjithe biseden ne gjuhen shqipe.

Ja te gjitha pyetjet drejtuar Mauro Icardi-t:

Icardi, premton gol kunder Juventusit dhe Milanit?

E rendesishme eshte te fitojme, s’ka rendesi kush i shenon golat.

Çfare ndjesie eshte kur keni shume fansa?

Pa mbeshtetjen e tifozeve nuk do ishte e njejta gje, na japin gjithmone nje dore.

Eshte e vertete qe pasioni per Interin lindi qe kur ishit tek Barcelona?

E kam pasur gjithmone pasionin per Interin, ketu ka shume argjentinas, dhe ne PlayStation luaja me Interin.

Shpreson qe te ribesh historine e Militos? Cilin sulmues ke idhull?

Shpresoj te ribej historine e gjithe legjendave te Interit. Idhulli? Me pare Eto’o, ndersa tani Milito.

Me cilin jeni me te lidhur tek Interi?

Une me amerikano-jugoret, flasim te njejten gjuhe.

Nese te vjen nje thirrje nga kombetarja italiane, e refuzon?

“E veshtire…por te shohim. Ne fillim eshte Interi dhe pastaj Kombetarja.

Pse zgjodhet Interin?

Sepse eshte nje skuader e madhe, kjo eshte arsyeja.

Beson te arrish shumen e 15 golave?

Shpresoj te shenoj me shume se aq.

 Çfare muzike degjoni?

Cumbia dhe reggaeton.

Pse zgjodhet numrin 9?

E kam pasur qejf qe i vogel, e kane mbajtur kampione te medhenj.

Çfare ndryshimesh ka mes fubollit spanjoll dhe atij italian? 

Ne Spanje luhet me shume me topin, ndersa futbolli itaian eshte me shume taktik.

Ne cfare aspekti mund te permiresohesh?

Mund te permiresohesh gjithmone, ne kete bote nuk ndal asnjehere se permiresuari. Me shoket meson gjithcka. Nje gol Juves? Do luajme dhe do shohim…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags