Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,065 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi – Belfodil, gare per fanellen e titullarit, duke pritur Princin…

Icardi – Belfodil, gare per fanellen e titullarit, duke pritur Princin…
Inter Club Staff

Vazhdojne stervitjet ne stadiumin Pineta ne Pinzolo per Interin e drejtuar nga Mazzarri. Tranjeri, pasi ka rene dakord me stafin atletik, po alternon nje pune shume intensive nga ana fizike me sesione taktike vecanerisht te perpikta qe ti shpjegoje ne menyre te qarte lojtareve idete e veta dhe ti testoje ne pozicionet qe ai i mendon se ata jane me te afte ti bejne. Nje nga repartet qe ngre me shume pikpyetje, e eshte i rrethuar nga kurioziteti eshte ai sulmuesit, i cili sic u tha nga Piero Ausilio, eshte repart i kompletuar tashme tek Interi. Aktualisht skuadra zikalter ka kater sulmues, dy te rinj dhe dy ‘te vjeter’. Ne pamje te pare, duke konsideruar cilesite teknike/fizike te lojtareve, kemi te bejme me tre sulmues te pare dhe me nje sulmues te dyte, me sakte Palacio, i cili eshte ne gjendje edhe te luaj si sulmues qendre, gje te cilen e tregoi sezonin qe shkoi.

Pyetja qe cdo tifoz i ben vetes eshte: Cila do te jete alternativa e Trenza-s, i cili ne idete taktike te Mazzarrit do te ishte pas sulmuesit te qendres? Duke pare ate qe po ndodh ne stadiumin Pineta, tekniku po mendon qe do te jete pikerisht Ishak Belfodil, qe edhe pse eshte 192 centimetra ka ne kembet e tij kapacitetin qe te jete i levizshem ne hapsira dhe ne te gjithe frontin sulmues, edhe larg portes. Nder te tjera, sot ne mengjes gjate sesionit taktik, franko-algjeriani u shoqerua ne ushtrime nga Palacio, me Icardin dhe Militon te pozicionuar si sulmues qendre. Behet fjale natyrisht per eksperimente, me shume se te justifikueshme duke qene se kjo eshte nje periudha e pergatitjes se skuadres.

Me shume mundesi, merkatoja nuk do te ofroje shume te reja per repartin sulmues, keshtu qe eshte logjike qe Mazzarri deshiron te insistoje me lojtaret qe ka ne dispozicion. Milito dhe Palacio nuk jane te rinj, karakteristikat e tyre jane te njohura dhe mund te konsiderohen dy ‘siguri’. Ndersa Icardi dhe Belfodil, duke qene te rinj, duhet te integrohen ne mekanizmin zikalter dhe te kuptojne cfare do u kerkohet gjate sezonit. Njeri nga te dy do te nise si titullar sezonin duke pritur qe Princi te kthehet ne 100% te formes, duke pare qe Palacio eshte i paprekeshem. Traineri po kerkon te kuptoje cili nga dy te rinjte mund te jete ideali per 11-shin titullar dhe qe do te dije te pershtatet taktikisht me Trenzan (Palacion).

Praktikisht, te dy do te mundohen te marrin vendin e sulmuesit te pare, te pakten ne fillim, por nese Belfodil ka ne bagazhin e tij kapacitetin qe te luaje si sulmues i dyte (edhe pse po e limiton Ramazani), Icardi mund te konsiderohet me shume specialist i rolit te sulmuesit klasik. Eshte e qarte qe deri ne momentin qe Milito nuk do te kthehet te jete i gatshem, te dy duhet te bindin Mazzarrin t’ju besoje nje nga rolet kyce te sulmit zikalter. Nje shans i paster qe mund ti jape shume shikueshmeri njerit nga dy investimet me te medha te bera nga shoqeria ne kete merkato verore. Nese Milito do te respektoje programin e rikuperimit, ne dhjetor mund te kthehet te jete sulmuesi me kohe te plote i Interit. Deri sa te vije ai moment, nje nga Icardi dhe Belfodil duhet te zgjidhet zv.Princ dhe do te gezoje shikueshmeri me te madhe ne syte e Mazzarrit gjate zhvillimit te sezonit.

Pra, ngelen rreth kater muaj kohe per te treguar se meritojne fanellen e titullarit tek Inter, qe nuk do te perjashtonte nje rotacion nga ana e trajnerit, duke i perdorur te dy me turne, edhe pse Mazzarri dallohet se luan gjithmone me te njejtet lojtare. Do te luaje ai qe do te jape me shume garanci, te pakten per sezonin e ri do te jete keshtu. Nderkohe provat dhe eksperimentet vazhdojne: Icardi dhe Belfodil po japin maksimumin, jane te vetedijshem per rastin e madh qe jeta u ka rezervuar dhe do te bejne gjithcka per te fituar besimin e pakushtezuar te teknikut. Nje konkurrence e paster mund ti beje vetem te perfitojne te dy, dhe ne te njejten kohe Mazzarrin dhe vete Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.